Ish-ushtari i UÇK-së përcolli djalin për Evropë, përmes një letre u dërgon një porosi krerëve të shtetit

Aktuale

Ish-ushtari i UÇK-së përcolli djalin për Evropë, përmes një letre u dërgon një porosi krerëve të shtetit

Më: 18 mars 2019 Në ora: 21:51
Foto ilustrim

“Për kënd i rritëm fëmijët tanë, me shku mu ba rraktarë të evropjanve, marre ju koftë” Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Feim Krasniqi përmes një letre është drejtuar së fundmi krerëve shtetërorë, të cilët i ka kritikuar për gjendjen e keqe në të cilën po kalon vendi.

Invalidi i UÇK-së përmes një postimi të bërë dje në Facebook ka treguar që djali i tij, 16 vjeçar, së bashku me 12 malishevas tjerë ka marrë rrugën drejt Evropës.

Ai më tutje ka kritikuar krerët e vendit se nuk po bëjnë asgjë për ata që luftuan për çlirim dhe sipas tij, ata po punojnë për të mbushur xhepat e tyre.

Letra e plotë pa ndërhyrje:

Pershendetje. Politikana Komandanta Kryeminister zv. Kryeministra e Ministra të Republikës së Kosovës. Deri kur familjet tona të jemi me vaj dje 13 malishevasit iken për itali nder ta edhe djali im në lulen e rinisë ende pa i mbush 17 vite u dasht me marr rrugen e mërgimit kjo eshte tmerri i tmerrit. Ky shkrim shkon me shume per Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj Hashim thaqit isa mustafes deri kur doni mi rrejt popullaten e shkret a spo ju vjen marre per postet qe i mbani ne ketë qeveri gjysma e kosoves veq iku edhe sa e sa do te ikin diteve e vijim per qka luftuam per qka e dhan jeten deshmoret per qka ne luftetaret i dham gjymtyret e trupit po me pasuru ju e mu ba milionjera aaaaa e mi shkollu veq femijet e juaj aaa turpi ju mbuloft qysh ju ka mbulu po spoe shihni ende po keni me pa ju betohem shiqoni keto foto a keni femij ju po me dridhet dora mu ka mbush parku vner po du me plas per kend i rritem femijet tan me shku mu ba rraktar te evropjanve marre ju koft qka bet ju per rinin e kosoves qka bet ju per klasen puntore qka bet ju per pleqët e per veteran te vertet send veq per gjepa tjuaj dhe per dallaveret e juja gjithqka e keni flliqur deri kur keshtu veq mos harroni se ka me ardh nji dit shpejt dhe to tju vejn marre me dal dhe ne rrugë se qka i bët kesaj kosove te mjer pra e di se shumë kush i ka keto bindje per jush po ata po heshtin por nji dit do të eksplodojn të gjithë sepse sun do te mujn te durojn më kurrr ne jeten time se kam mendu se do ti percjelli djemet per rrugve te evropes qka me vyn mua jeta sot ku dy djemt iken ne evrop jam invalid i luftes kush do te kujdeset per mua mbas nji kohe a ju merr mendja se keta te rinj do te kthehen nji dit kurrr jo deri kur rinia e kosoves me bredh rrugve te evropes kjo eshte krimi me i madhi i Kombit tonë mbi 6 milon shqiptat jan ne Turqi a jan kthy najnji deti me sot mbi 15 milon jan ne ter boten a jan kthy naj nji deri me tani mos harroni se kjo qkanpo ndodh ne kosove eshte krimi me i madhi deri me tani sot ne lirin e kosoves ne pavarsin e kosoves te ikin rinia e te del rrugve te evropes kosova shumë shpejt do te jet veq ne pleq. Ju bej thirrje Pushtetatve Politikajve Komandantave e Gjeneralave se veq per sy e faqe jan tuj punu edhe per gjepa tr vet hapni syt se Kosova maroj ma shume se asnjiher pra lus zotin qe ti kemi femijet mire kudo qe i kemi se pet keta njerz qe i kemi tani ne kosove mos mbani ndonji shpres që do te behet mirë. Me lot ne sy ju shkruaj i juaji Babai vellau Bashkluftetari Invalidi i luftes Feim Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat