Alarmon eksperti i sigurisë: Ndikimi i Rusisë në Ballkan i pashmangshëm, ja kërkesa e tij për Tiranën e Prishtinën

Aktuale

Alarmon eksperti i sigurisë: Ndikimi i Rusisë në Ballkan i pashmangshëm, ja kërkesa e tij për Tiranën e Prishtinën

Nga: N.Sh Më: 19 mars 2019 Në ora: 08:58
Vladimir Putin

Eksperti i sigurisë Bahri Gashi thotë se, ndikimi i Rusisë në Ballkan është i pashmangshëm, dhe se duhet të koordinohemi me SHBA-në.

Ai përmes një shkrimi në Facebook, thekson se lidershipi shqiptar në Tiranë dhe Prishtinë duhet të jetë të denjë për t’i kuptuar emancipisht dhe kontekstualisht "mjedisin gjeopolitik" në Ballkan.

“Ndryshe thënë; Katërçipërisht "kontekstin strategjik", të çështjeve "kritike" të ndikimit "ruso-serb", dhe raporteve "specifike" në koekzistencën mes shqiptarëve, KOSOVËS dhe SHBA -ve në Ballkanin Perëndimor!”, shkruan ai, transmeton gazeta “Bota sot”.

Lexojeni postimin e plotë:

Ndikimi i Rusisë në Ballkan i PASHMANGSHËM;

Koordinimi me ShBA-t i PADISKUTUESHËM!

Lidershipi politik në Ballkan, përgjithësisht shqiptarët në Tiranë dhe Prishtinë, konkretisht elitat politike, duhet të jenë të denjë për ti kuptuar emancipisht dhe kontekstualisht "mjedisin gjeopolitik" në Ballkan. Ndryshe thënë; Katërçipërisht "kontekstin strategjik", të çështjeve "kritike" të ndikimit "ruso-serb", dhe raporteve "specifike" në koekzistencën mes shqiptarëve, KOSOVËS dhe SHBA -ve në Ballkanin Perëndimor!.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat