Kosova së shpejti me Njësinë për luftimin e Mashtrimeve

Aktuale

Kosova së shpejti me Njësinë për luftimin e Mashtrimeve

Më: 19 mars 2019 Në ora: 09:21
Policia e Kosovës

Në kuadër të Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës do të funksionojë edhe një njësit i ri.

Është Njësia për Luftimin e Mashtrimeve, që në nisjen zyrtare të së cilës do të marrë pjesë edhe ambasadori Amerikan në Kosovë, Philip Kosnett.

Zyra Kombëtare e Auditimit është një nga partnerët kyç të aktiviteteit anti-korrupsion të USAID-it në prokurimin publik dhe zë vend qendror në zbulimin e mashtrimeve, shpërdorimeve dhe abuzimeve, si dhe luftimin e korrupsionit.

USAID-i ka siguruar avancim të përshtatur të kapaciteteve për zbulim dhe luftim të mashtrimeve për 60 auditorë kombëtarë si dhe ka mbështetur themelimin e Njësisë për Luftimin e Mashtrimeve në kuadër të Departamentit Ligjor të ZKAK-së.

”Përmes Komunave Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse, USAID-i mbështet aktivitetet e prokurimit elektronik, duke ndihmuar kështu Organizatat e Shoqërisë Civile (OShC) në përcjelljen e shpenzimit të parasë publike nga qeveritë lokale dhe ajo qendrore, si dhe mënyrat kreative të të ndihmuarit të publikut të gjerë për të mbikëqyrur shpenzimet qeveritare dhe nxitur një sistem të drejtë dhe transparent të prokurimit publik”, thuhet në kumtesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat