Politikani që ishte në Rambuje tregon se kush ua bëri disa fyerje banale kur ishin futur në Kosovë

Aktuale

Politikani që ishte në Rambuje tregon se kush ua bëri disa fyerje banale kur ishin futur në Kosovë

Më: 19 mars 2019 Në ora: 11:04
Konferenca e Rambujesë

20 vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes së Konferencës së Rambujesë, e cila u hapi rrugë bombardimeve të NATO-s, kundër forcave serbe, lirisë së Kosovës dhe vendosjes së KFOR-it dhe administratës ndërkombëtare në Kosovë!

Gjergj Dedaj, ambasadori i Kosovës në Maqedoni, kujton kohën kur ishte pjesë e kësaj konference të rëndësishme për vendin.

Ai thotë se kishte nderin të jetë pjesë e këtij delegacioni historik.

“Me te nënshkruar u nisem me avion ushtarak për ne atdheun e përgjakur, fillimisht zbarkuam shkurt ne aeroportin e Tiranes, pasi forcat serbe te cilat akoma kontrollonin Prishtinën, nuk lejuan aterimin tonë nw Aeroportin e Prishtinës, neve ateruam ne aeroportin e Shkupit, aty ne Hotel Grand ne Shkup, kemi fjetur një nate, per tu nisur te nesërmen drejt Kosovës, me makina te cilat kishin ardhur per te na marrur, kishim dëshirë te arrinim para se te fillojnë bombardimet e NATO-s, dhe ta ndajmë fatin me popullin martir shqiptare!

Perkunder sjelljeve e fyrjeve banale te policisë serbe ne kufi ne Han te Elezit, ishim shume krenar qe me çdo çmim, te hyme ne Kosove para fillimit te bombardimeve.

Delegacioni i Kosovës u ndamë ne Prishtine…me 24 mars filluan bombardimet 77 ditore, ne këtë periudhe ndodhen masakrat me te mëdha serbe te cilat ishin paralajmërim i lirisë se Kosovës! Lavdi te rënëve per liri”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat