Presidenca kërkon të furnizohet me komplete, këmisha e këpucë të lëkurës!

Aktuale

Presidenca kërkon të furnizohet me komplete, këmisha e këpucë të lëkurës!

Më: 19 mars 2019 Në ora: 12:25
Hashim Thaçi

Zyra e Presidentit të Kosovës, ditë më parë ka bërë njoftimin për kontratën e radhës.

Titulli i kontratës i është nga autoriteti kontaktues është “Furnizim me uniforma zyrtare, për nevojat e ZPRK-ës”.

Në njoftim thuhet se kërkohen 38 komplete pune për zyrë, derisa precizohet se duhet të jetë ngjyra e errët protokollare.

Tutje, zyra e Presidentit Hashim Thaçi, ka kërkuar 19 palë këpucë lëkure për meshkuj dhe 38 këmisha me përbërje 100% pambuk.

Poashtu, kërkohen edhe kollare, derisa theksohet se prejardhja e garderobës duhet të jetë e prodhuar në vendet e BE-së.

Vlera e parashikuar e kontratës është 9mijë e 200 euro.

Këtu, nuk është lënë anash as gjinia femërore, derisa për të njëjtat janë kërkuar 8 palë komplete pune për zyre, poashtu ngjyrë të errët protokallare.

Tutje, janë kërkuar 4 palë këpucë lëkurë dhe 4 këmisha.

Afati i fundit për pranimin e tenderëve ka qenë më 14 mars, derisa periudha e vlefshmërisë së tenderit deri në 45 ditë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat