LDK kërkon debat parlamentar lidhur me aksidentet në komunikacion

Aktuale

LDK kërkon debat parlamentar lidhur me aksidentet në komunikacion

Më: 19 mars 2019 Në ora: 14:17
Foto ilustrim

Grupi Parlamentar i LDK-së ka kërkuar debat parlamentar, për të diskutuar lidhur me aksidentet në komunikacion me pasoja fatale që kanë ndodhur ditëve të fundit në vend.

LDK përmes një komunikate për media thotë se rritja e numrit të aksidenteve në komunikacion, të cilat po përfundojnë shumë shpesh me vdekje, lëndime të rënda trupore dhe dëme të mëdha materiale, janë bërë dukuri shumë shqetësuese në Republikën e Kosovës.

“Kontrollimi dhe monitorimi i gjendjes teknike të automjeteve që qarkullojnë në rrugët e vendit tonë, bazuar në numrin në rritje të aksidenteve, është dëshmi se nuk po bëhet konform ligjeve të miratuara”, thekson LDK-ja.

“Bazuar nga sa u tha më lartë, Grupi Parlamentar i LDK-së, ka dorëzuar sot kërkesën për debat parlamentar në të cilin do të debatohet lidhur me aksidentet në komunikacion që po përfundojnë me vdekje, lëndime të rënda trupore dhe dëme materiale, mos respektimin e ligjeve të miratuara që rregullojnë fushën e qarkullimit në komunikacion, gjendjen teknike të automjeteve dhe trajnimin e shoferëve rinj”, thuhet në fund të komunikatës së LDK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat