Lluka: Ministria që drejtoj, do të kërkoj përgjegjësi nga çdo bord i ndërmarrjeve publike

Aktuale

Lluka: Ministria që drejtoj, do të kërkoj përgjegjësi nga çdo bord i ndërmarrjeve publike

Nga: Z.B Më: 19 mars 2019 Në ora: 15:32
Valdrin Lluka

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka folur në lidhje me deklaratën e Bordit të Telekomit të Kosovës, përcjell “Bota sot”.

Lluka përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se:

“Bordi i ndërmarrjes publike Telekomi Sh.A. duhet të merret me menaxhimin e ndërmarrjes në fjalë, të sigurohet që punësimet e jashtëligjshme të ndalohen, të rishikoj kontratat e dëmshme si dhe të adresoj humbjet e mëdha që kjo ndërmarrje po i realizon ... dhe jo të merret me politikë”, ka shkruar Lluka në Facebook.

Postimi i plotë:

Lidhur me deklaratën publike të Bordit të Telekomit të Kosovës:

Bordi i ndërmarrjes publike Telekomi Sh.A. duhet të merret me menaxhimin e ndërmarrjes në fjalë, të sigurohet që punësimet e jashtëligjshme të ndalohen, të rishikoj kontratat e dëmshme si dhe të adresoj humbjet e mëdha që kjo ndërmarrje po i realizon ... dhe jo të merret me politikë.

Ministria që unë drejtoj, do të kërkoj përgjegjësi nga çdo bord i ndërmarrjeve publike për keqmenaxhim dhe dëmtim të aseteve të Kosovës. Në të njëjtën kohë, edhe unë do jap përgjegjësi për punën time para qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Deklarata publike e Bordit të Telekomit: https://goo.gl/3FBG1a

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat