Nis zyrtarisht punën Njësiti kundër Mashtrimeve, Philip Kosnett bën thirrje për transparencë

Aktuale

Nis zyrtarisht punën Njësiti kundër Mashtrimeve, Philip Kosnett bën thirrje për transparencë

Më: 19 mars 2019 Në ora: 15:57
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett

Kosnett në adresimin e tij për media në pjesëmarrjen e nisjes së Njësitit kundër Mashtrimeve, ka thënë se vetëm një e treta e rekomandimeve të kësaj zyre po trajtohen nga institucionet e Kosovës.

”Institucionet e Kosovës nuk po bëjnë punën e tyre. Vetëm një e treta e rekomandimeve të kësaj zyre janë trajtuar në vitet e fundit”.

”Problemi qëndron se nuk ka ndëshkim nëse një institucion i shpërfill këto gjetje. Edhe Kuvendi i Kosovës që e mbikëqyr zyrën e Auditimit është bashkëfajtor në këtë shpërfillje”.

”Me themelimin e Njësitit kundër Mashtrimit tregohet se ky njësit në kuadër të ZKA-së ka funksionuar qe disa muaj por vetëm tani po nis punën zyrtarish”t.

”Kosovarët meritojnë institucione që e përfaqesojnë tërësisht transparencën dhe llogaridhënien. Prandaj ky projekt po përkrahet edhe nga SHBA”.

”Qeveria e SHBA-ve duke iu ofruar ndihmë teknike ka mbështetur hisedarët për auditimin. Por tani ka ardhur koha që përgjegjësit dhe liderët të marrin përgjegjësi”.

”Iu bëjë thirrje Policisë së Kosovës dhe Zyrës së Prokurorti për të bashkëpunuar me zyrën e Auditimit Kombëtar të Kosovës”.

”Ju bëjë thirrje të gjithë qytetarëve dhe shoqërisë civile që të angazhohen në këtë çështje që korrupsioni të mos ketë vend në këto çështje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat