Reagon Blerim Latifi: Nuk e punësova mbesën, i kam dy çika të motrës pa punë

Aktuale

Reagon Blerim Latifi: Nuk e punësova mbesën, i kam dy çika të motrës pa punë

Nga: N.H Më: 19 mars 2019 Në ora: 17:36
Blerim Latifi

Këshilltari i Kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli dhe ligjëruesi i filozofisë, Blerim Latifi, përmes një postimi në lloagrinë e tij në Facebook ka reaguar në lidhje me një lajm që qarkulloi në media.

Latifi u pretendua se e kishte punësuar mbesën e tij në Kuvendin e Kosovës, por të cilën ai e quan një gënjeshtër absolute.

Më tej, ligjëruesi Latifi ka folur edhe për punësimet familjare në PTK, e me të cilat është e lidhur AAK-ja, duke thënë se po bëhet fushatë që të paraqiten të gjithë njësoj.

Ai ka thënë se e ka vetëm një motër, e e cila ka dy vajza të papunë edhe pse me fakultet të përfunduar.

Ja reagimi i plotë i Blerim Latifit:

Reagim

Një gënjeshtër absolute

Të përballur me reagimin plotësisht të arsyeshëm të publikut, ata që janë duke bërë krimin me punësimet e paligjshme në PTK, në mënyrë që të relativizojnë maskaradën e tyre kanë filluar të shpifin kundër të tjerëve. Duan të relativizojnë këtë maskaradë me idenë se të gjithë janë njësoj, prandaj askush nuk mund të akuzoj askënd. Portalet e afërta me ta, kanë marrë përsipër të kryejnë këtë punë të ndyrë shpifjesh. Kanë publikuar një lajm të rremë se gjoja unë kam punësuar mbesën time në Kuvendin e Kosovës. Fjala është për Bukurie Rukollin. Kjo është një gënjeshtër absolute. E theksoj, absolute. Unë kam vetëm një motër, e cila jeton në Drenas. Ajo ka dy vajza. Asnjëra prej tyre nuk është e punësuar, edhe pse të dyja janë me fakultet. Është për keqardhje në çfarë gjendje kanë ardhur një pjesë e mediave tek ne, duke botuar lajme pa marrë as mundimin minimal për t’i verifikuar ato. Këto media ende janë në nivelin e para 100 viteve, kur Mit’hat Frashëri i përshkruante gazetat si pasqyrë ditore e kafeneve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat