Haradinaj tregon se si janë raportet me Thaçin e Veselin

Aktuale

Haradinaj tregon se si janë raportet me Thaçin e Veselin

Më: 19 mars 2019 Në ora: 17:39
Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj dhe Kadri Veseli

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, deklaroi sot se nuk ka pasur ndonjë takim të veçantë me presidentin Hashim Thaçi dhe kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli, por pranoi se është takuar me ta në ngjarje të ndryshme.

Ai këto komente i bëri në konferencën për media pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, duke u përgjigjur në pyetjen rreth raporteve të tij me Thaçin dhe Veselin, pas takimit me nënsekretarin amerikan për Çështje Politike David Hale.

Haradinaj: Jam takuar me Thaçin e Veselin

“Unë udhëheq një qeveri të koalicionit, takohemi. Nuk kam pasur takim, por takohemi  në ngjarje të ndryshme shihemi, punojmë me presidentin dhe kryetarin e Kuvendit të Kosovës. Është mirë që edhe kam pasur rast me thënë disa herë, është mirë që Kosova ka mbërri të ketë një platformë  të votuar në Parlament për dialog, dhe është mirë që Kosova është e konsoliduar sa i përket dialogut”, tha Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat