Qeveria miraton masat që dalin nga raporti i DASH-it për të Drejtat e Njeriut

Aktuale

Qeveria miraton masat që dalin nga raporti i DASH-it për të Drejtat e Njeriut

Më: 19 mars 2019 Në ora: 18:00
Qeveria e Kosovës

Qeveria e Kosovës ka shqyrtuar sot Raportin për të Drejtat e Njeriut në Kosovë për vitin 2018, i publikuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Qeveria ka miratuar masat për të adresuar veprimet që dalin nga ky raport për të gjitha institucionet përgjegjëse dhe kompetente, dhe u tha se do të raportohet për veprimet e ndërmarra në çdo dikaster.

Haradinaj: Propozoj një raportim tremujor

“Qëllimi i nxjerrjes për diskutim, sot, është rënie në dakord e gjithë neve për zbatim, që të gjeturat, çfarë janë identifikuar, pra t’i miratojmë si veprime për Qeverinë e vendit, nuk po dua të elaboroj secilin për secilin sektor...Kisha propozuar një raportim në etapa tremujore, për shembull raportimi i ardhshëm lidhur me implementimin dhe zbatimin e këtyre të gjeturave, si veprimi i Qeverisë të ndodhë diku në gjysmën e dytë të muajit qershor, pra çdo tre muaj, më shpesh është e pamundur është zor të sillen rezultate të duhura. Mundemi sot si qeveri këto të gjetura, veprimet që paraqiten t’i miratojmë sot, ndërsa raportimin për veprimet e ndërmarra ta bëjmë çdo tre muaj”, ka thënë Haradinaj.     

Në këtë mbledhje po ashtu është miratuar edhe propozim-vendimi për publikimin e veçantë në formë të shtypur në shkrimin brail të legjislacionit të publikuar në gazetën zyrtare, i përzgjedhur pjesërisht me qëllim te ofrimit të qasjes në informim për personat e verbër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat