Daçiq “flakaresh” Pacollit dhe tjerëve në Prishtinë: Vendet që thoni se ju njohin votuan kundër juve

Aktuale

Daçiq “flakaresh” Pacollit dhe tjerëve në Prishtinë: Vendet që thoni se ju njohin votuan kundër juve

Nga: F.B Më: 19 mars 2019 Në ora: 18:02
Ivica Daçiq

Shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiq ka thënë se “disa vende që Prishtina thotë se e kanë njohur kanë votuar kundër në votimin në Interpol”, shkruan “Telegraf” transmeton “Bota Sot”, duke demantuar Pacollin se ka marr falënderim nga shefi algjerian i diplomacisë Ramtan Lamamra në urimin dhe ftesën për vizitë në Algjeri.

Në kumtesën e ministrisë thuhet se në takimin me gazetarë në Moskë , ku ministri algjerian Lamamra kishte takuar ministrin rus Lavrov është pyetur rreth këtij rasti..

“Është mirë që kjo të sqarohet. Ajo informatë nuk ka të bëjë me të vërtetën. Ajo është publikuar nga një llogari e rrejshme. Unë nuk i jam drejtuar popullit të Kosovës, porosia nuk i përgjigjet pozitës zyrtare të Algjerisë” ka thënë Lamamra në përgjigje të pyetjes.

Daçiq përmes kësaj deklarate ka theksuar se ky është shembulli më i mirë i gënjeshtrave me të cilat shërbehet Prishtina.

“Kjo është edhe një ‘flakaresh” të gjithëve në Prishtinë, që shërbehen me gënjeshtra, ky është edhe një fakt kyç që fol se ajo krijesë politike që është themeluar në gënjeshtër dhe në krime” –thuhet në kumtesë.

Daçiq ka theksuar se disa vende për të cilat Prishtina thotë se e kanë njohur, kanë votuar kundër pranimit të Kosovës në Interpol.

“ 13 vende e kanë tërhequr njohjen e Kosovës, ata më nuk kanë shumicën në asnjë organizatë ndërkombëtare dhe trendi i njëjtë do të vazhdojë –ka thënë Daçiq

Një tjetër gënjeshtër është konstatimi se Vladimir Cizelj shtetas slloven edhe izraelit po llobin kundër pavarësisë së Kosovës së bashku më Beogradin, që nuk meriton koment.

“Deri tani kemi dëgjuar demante rreth tërheqjes së njohjeve, flasin për protokolle të rrejshme dhe korruptimin, bile kanë përmendur edhe armët që ne kinse iu kemi dhënë apo shit” ka thënë Daçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat