Mustafa mbledh nesër kryetarët e degëve të LDK-së

Aktuale

Mustafa mbledh nesër kryetarët e degëve të LDK-së

Më: 20 mars 2019 Në ora: 00:47
Isa Mustafa

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa këto ditë ka shpeshtuar mbledhjet me kryesinë e partisë dhe kryetarët e degëve.

Mbledhjen e radhës me kryetarët e degëve të LDK-së, Mustafa do ta mbaj nesër nga ora 14:00.

Pas mbledhjes së Kryesisë, Mustafa do të mbaj një konferencë për media nga ora 16:00, në të cilën do të jap detaje se çka u diskutua.

Kujtojmë se Lidhja Demokratike e Kosovës është duke mbajtur zgjedhjet brenda partisë këtyre ditëve.

Deri më tani si kandidat për kryetar të LDK-së është përmendur Lutfi Haziri, derisa kandidaturën nuk e ka bërë akoma publike askush. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat