Abdixhiku: Margaritarë nga paraqitja e deputetëve në debate, është Kosova e cubave kjo!

Aktuale

Abdixhiku: Margaritarë nga paraqitja e deputetëve në debate, është Kosova e cubave kjo!

Nga: N.H Më: 20 mars 2019 Në ora: 06:13
Lumir Abdixhiku

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka reaguar ndaj deklaratave të deputetëve të koalicionit qeverisës dhënë në debate televizive.

Ai ka veçuar disa nga deklaratat e tyre, teksa ka thënë, ‘Është Kosovë e cubave kjo’.

Në debate televizive sonte ishin dy deputetët e AAK-së, Bekë Berisha dhe Shkumbin Demaliaj.

Ja postimi i plotë i Abdixhikut:

Margaritarë nga paraqitjet e 3 deputetëve të pushtetit në debatet televizive sot:

– “Në Kosovë është më mirë se në Gjermani”.

– “Me mujtë krejt të partisë time i punësoj”.

– “Konkursi ishte i padrejtë; kërkonin shkollë”.

Është Kosova e cubave kjo!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat