Mustafa mbledh kryetarët e degëve të LDK’së

Aktuale

Mustafa mbledh kryetarët e degëve të LDK’së

Më: 20 mars 2019 Në ora: 07:21
LDK

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa këto ditë ka shpeshtuar mbledhjet me kryesinë e partisë dhe kryetarët e degëve.

Mbledhjen e radhës me kryetarët e degëve të LDK-së, Mustafa do ta mbaj sot nga ora 14:00.

Pas mbledhjes së Kryesisë, Mustafa do të mbaj një konferencë për media nga ora 16:00, në të cilën do të jap detaje se çka u diskutua.

Kujtojmë se Lidhja Demokratike e Kosovës është duke mbajtur zgjedhjet brenda partisë këtyre ditëve.

Lutfi Haziri është deklaruar për kandidimin e tij, ndërsa kundërshtare mund ta ketë Vjosa Osmanin me të cilën ka raporte të acaruara. Përmenden edhe Abdullah Hoti, e Kujtim Shala. Ky i fundit  tregon prerazi se nuk do të jetë pjesë e garës.

Kandidatët, sipas statutit të LDK’së, do të zgjidhen me vota të delegatëve, ndërsa numri i këtyre të fundit varet prej votave që kjo parti ka marrë në zgjedhjet nacionale.

Për çdo 532 vota që një degë ka marrë nga zgjedhjet lokale, ajo do të çojë 1 delegat në Kuvendin Zgjedhor të LDK’së ku zgjedhet kryetari i partisë.

Në zgjedhjet lokale në Prishtinë LDK ka marrë 41.897 vota, që i bie se do të ketë 80 delegatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat