Profesori i njohur: Rugova ishte me fat që nuk e punësoi Thaçin në shërbimin e tij, ja arsyeja

Aktuale

Profesori i njohur: Rugova ishte me fat që nuk e punësoi Thaçin në shërbimin e tij, ja arsyeja

Nga: N.H Më: 20 mars 2019 Në ora: 08:22
Ibrahim Rugova dhe Hashim Thaçi

Ish-shefi i protokollit dhe truproja i presidentit Ibrahim Rugova, Adnan Merovci, ka thënë se Hashim Thaçi kishte shprehur dëshirën për t’u bërë pjesë e sigurimit të Rugovës.

Lidhur me këtë, profesori i njohur Binak Maxharraj, ka thënë se Rugova ishte me fat që nuk e punësoi Thaçin si pjesë e sigurimit të ish-presidentit.

“Sa më fat ka qenë Rugova që Hashim Thaçi nuk u punësua në shërbimin e sigurimit të tij, sepse që atëherë e deri me 2006 jetoi 16 vjet më shumë”, ka shkruar Maxharraj.

Ja postimi i tij:

THAÇI ISHTE I INTERESUAR TË JETË PJESË E SIGURIMIT TE RUGOVES.

Adnan Merovci shef i portokolit dhe truproja e Presidentit Rugova tregon së si Thaçi kishte shkuar gjatë vitit të 1990 në Shoqatën e e Shkrimtarve për te kërkuar punë,madje siç thothë Merovci :

"Thaçi ka shprehuar pretendimin për të punuar në shërbimin e sigurimit të Presidentit Ibrahim Rugova. Për këtë ekzistojnë faktet,ka theksuar A.Merovci".

Sa më fat ka qenë Rugova që Hashim Thaçi nuk u punësua në shërbimin e sigurimit të tij,sepse që atëherë e deri me 2006 jetoi 16 vjet më shumë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat