Haradinaj: Askush nuk është mbi ligjin, Kosova ka guxim për t’u ballafaquar me raste komplekse

Aktuale

Haradinaj: Askush nuk është mbi ligjin, Kosova ka guxim për t’u ballafaquar me raste komplekse

Nga: Z.B. Më: 20 mars 2019 Në ora: 10:15
Qeveria e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se askush nuk është mbi ligjin dhe se Kosova ka kapacitete e guxim për t’u ballafaquar me raste komplekse, përcjell “Bota sot.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se: “Të vetdijshëm se kemi ende punë për të bërë për të dëshmuar sa duhet vullnet politik dhe vendosmëri në vendosjen e shtetit ligjor, në etapën para nesh sistemi i drejtësisë duhet të ketë synim parësor përfundimin me sukses të të gjitha rasteve të shënjestruara dhe të luftojë me efikasitet mosndëshkueshmërinë”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Askush nuk është mbi ligjin dhe Kosova ka kapacitete e guxim për t’u ballafaquar me raste komplekse. Në takimin e sotëm të Nivelit të Lartë të Sundimit të Ligjit, në fokus ishte roli i institucioneve tona në veprimin e tyre kundër mosndëshkimit. Për ta çrrënjosur mentalitetin se dikush është i paprekshëm kemi investuar në forcimin e Policisë, Prokurorisë dhe Gjykatave, kemi ndryshuar dhe forcuar ligjet, si dhe kemi vendosur politika të reja ndëshkimore për profilet e larta. Të vetdijshëm se kemi ende punë për të bërë për të dëshmuar sa duhet vullnet politik dhe vendosmëri në vendosjen e shtetit ligjor, në etapën para nesh sistemi i drejtësisë duhet të ketë synim parësor përfundimin me sukses të të gjitha rasteve të shënjestruara dhe të luftojë me efikasitet mosndëshkueshmërinë.RH
 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat