Eskalon deputeti i AAK-së ndaj atij të LDK-së: Na i rroftë opangat!

Aktuale

Eskalon deputeti i AAK-së ndaj atij të LDK-së: Na i rroftë opangat!

Më: 20 mars 2019 Në ora: 10:32
Deputetët e AAK-së

Dy deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shkumbin Demaliaj dhe Bekë Berisha morën kritika për paraqitjet e tyre televizive nga deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Ky i fundit ka veçuar disa nga deklaratat e tyre , teksa ka thënë ‘Është Kosovë e cubave kjo’.

Margaritarë nga paraqitjet e  deputetëve të pushtetit në debatet televizive sot: – “Në Kosovë është më mirë se në Gjermani”. – “Me mujtë krejt të partisë time i punësoj” – “Konkursi ishte i padrejtë; kërkonin shkollë”. Është Kosova e cubave kjo”, ka shkruar ai.

Ndërsa, lidhur me këto akuza ka reaguar deputeti, Bekë Berisha. Në një prononcim ai ka thënë se është i befasuar me këtë qasje të Abidixhikut, duke e ditur se ai është një politikan i ri.

“Bekë Berisha i thotë atij naj rrofsh opangat. Qysh ka mundësi një djal i ri mu kanë kaq Jugosllavë”, ka thënë Berisha. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat