Petroviq: Sulmi ndaj meje dhe vrasja e Ivanoviqit për shkaqe të njëjta

Aktuale

Petroviq: Sulmi ndaj meje dhe vrasja e Ivanoviqit për shkaqe të njëjta

Më: 20 mars 2019 Në ora: 11:34
Sllobodan Petroviqi

(E plotësuar) - Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e pakicës serbe, Sllobodan Petroviq, në një konferencë për media ka rrëfyer se si është sulmuar nga Milan Kostiq, ish-këshilltar i ministrit të Bujqësisë, dhe nga një person tjetër që ishte me të.

Teksa kishte dalë për të pirë një kafe me miqtë, Petroviq kishte rastisur të takohet me këta dy të fundit, për të cilët thotë se e kishin ofenduar dhe kërcënuar. E pas kësaj përleshje verbale, ai thotë se mund të pres gjithçka.

Duke kujtuar vrasjen e politikanit Oliver Ivanoviq, ai thotë se ndoshta edhe ndaj tij mund të hedhet bombë.

Petroviq thotë se gjithçka kishte ndodhur në kafenenë afër Kuvendit.

Petroviq: Milan Kostiq dhe një person që ishte më të më sulmuan verbalisht

“Para pak kohe unë shkova në një restorant këtu afër për të pirë një kafe me miq, dhe aty ishte personi me emrin Milan Kostiq, që për të gjithë ne është një emër i njohur, në radhë të parë për keq, pasi i njëjti për disa vite me radhë, në çdo mënyrë është munduar të më diskreditoj mua dhe partinë që unë e udhëheqi, duke shkruar tekste të rreme, dhe as kjo nuk i mjaftoi... 10:07 Policia me siguri ka dosje për atë person, por edhe ju mund ta vërtetoni përmes rrjeteve sociale se për çfarë njeriu është fjala. Para një ore isha në lokal ku ishte ai me një person tjetër, ku ai filloi të gjuajë me fjalë, më ofendoi dhe më shau. Unë u afrova tek tavolina dhe e pyeta për çfarë është fjala. Ai e pat një shishe të xhamit në dorë dhe tha: 'tash do të godas dhe ta thyej kokën'. Personi tjetër u ngrit për të sqaruar hesapet me mua në mënyrë fizike dhe në atë mënyrë t elefoni më ra, por e mora atë, mendova se me telefon do të mbrohem. Ai në këtë mënyrë më shau fort dhe e thirra policinë, e cila për fat erdhi shumë shpejt. E, deri sa erdh policia ai e thirri dikë në telefon dhe më kërcënoi edhe me ta se e ka thirrur edhe zv.ministrin e Policisë që është i Listës Serbe dhe tha: ‘do ta shohësh’”, tha ai.

Petroviq është shprehur se gjatë javëve dhe ditëve të fundit ndaj tij dhe Partisë Liberale Serbe është zhvilluar një hajkë dhe një fushatë kundër tyre. 

E, përkundër sulmeve në drejtim të tij, ai tha se nuk ka politikë e as kryetar që mund t’a detyrojë atë dhe kolegët e tij partiak që ta ndryshojnë politikën e tyre dhe se ‘nuk ka njeri që mund të më detyrojë të kem konflikt me fqinjët e mi, që të rrihemi apo të luftojmë dhe se një politikë e atillë ka shkaktuar me qindra e mijëra viktima e njerëz që kanë mbet pa kulm në kokë’. Teksa ka treguar edhe për arsyet që sipas tij çuan në sulmin ndaj tij.

Petroviq: Arsyeja është orientimi im politik për bashkëjetesë dhe tolerancë

“Arsyeja është që unë qe 15 vjet e udhëheq një politikë të paqes, bashkëjetesës dhe tolerancës. Javën e kaluar i jam drejtuar ne shkrim presidentit të Serbisë, z Vuciq. 5-6 herë ma ka përmendur punën time dhe ka pasur fjalë të pavërteta për punën time. Pra, në letrën e hapur që ia kam dërguar atij dhe mediave kam thënë se është sulm i hapur ndaj meje. Pra, kemi edhe përvojën e hidhur, vrasjen e Oliver Ivanoviqit për shkaqe të njëjta. Në atë letër, e kam lutur kryetarin e Serbisë që para se të dalë me deklaratë për mua dhe punën time t'i verifikoj mirë ato fakte sepse ai është thirrur në burime të shërbimeve të tyre që i kanë. Unë me atë shkresë kam argumentuar se ato janë vetëm mashtrime. Mbetet shije e hidhur, por pas asaj letre Vuçiqi nuk është paraqitur, por ka pasur veprime nga Lista Serbe që janë udhëhequr nga drejtori i Zyrës Serbe, Gjuriq dhe të gjitha ato janë të pavërteta”, ka thënë ai.

Karshi sulmeve që presidenti serb Aleksandër Vuçiq ka lëshuar në drejtim të tij, Petroviq u shpreh se ka marrë mbrojtje nga institucionet e sigurisë në Kosovë, teksa shtoi se ka pranuar mesazhe përkrahëse nga Brukseli dhe Ëashingtoni.

Petroviq: Kam pranuar mbrojtjen, është e nevojshme

"Pra, sinqerisht them që unë nuk kam dashur dhe nuk kam kërkuar mbrojtje porse pasi që Vuçiqi më ka përmendur disa herë, atëherë zyrtarisht më është ofruar mbrojtja. Unë kam besim të plotë në ta dhe nuk ka kurrfarë paqartësish. Është ngarkuese, por është e nevojshme”, tha ai.

Krejt në fund, deputeti i komunitetit serb e ka quajtur të pavërtetë edhe deklaratën e Listës Serbe, sipas së cilës Petroviq i kishte sulmuar dy personat e LS-së.

Petroviq: Nuk e di cili do të jetë hapi i ardhshëm, ndoshta do të hidhet bombë

“Nuk di cili do të jetë hapi i ardhshëm, ndoshta do të hidhet bombë”, tha ai.

Kryetari i Partisë Liberale Serbe, Sllobodan Petroviq ka theksuar se përkundër kërcënimeve, nuk do ta ndryshojë asnjëherë kursin e partisë që ai e udhëheq, duke pasur në qendër jetën e mirë të serbëve që jetojnë në Kosovë. Sipas tij, serbët janë të frikësuar nga ata që do të duhej t’i mbronin.

***

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, njëherësh kryetar i partisë serbe SLS, në një konferencë për media ka treguar detajet e sulmit të sotëm që ndodhi ndaj tij.

Petroviq ka deklaruar se sulmi ndaj tij nuk ishte i rastit dhe se nuk ndihet i frikësuar por se akti i tillë përbën shqetësim për të, familjen  e miqtë e tij.

Ai ka treguar rrjedhjen e ngjarjes në momentin kur është sulmuar.

“Policia me siguri ka dosje për atë person, por edhe ju mund ta vërtetoni përmes rrjeteve sociale se për çfarë njeriu është fjala. Para një ore isha në lokal ku ishte ai me një person tjetër, ku filloi të gjuajë fjalë, më ofendoi dhe më shau. Unë u afrova tek tavolina dhe e pyeta për çfarë është fjala. Ai e pat një shishe të xhamit në dorë dhe tha: ‘Tash do të godasë dhe ta thyej qafën'. Personi tjetër u çua u ngrit për të qëruar hesapet me mua në mënyrë fizike dhe në atë mënyrë telefoni ra dhe e mora atë, e thirra Policinë, dhe deri sa erdhi Policia e thirri dikë në telefon dhe më kërcënoi. E thirri edhe deputetin e Listës Serbe, Slavko Simiq. Kur erdhi policia e mori deklaratën e tij dhe e shoqëruan në stacionin policor dhe kjo që ua thash juve, do ta them edhe në deklaratën time”, tregon Petroviq.

Deputeti Petroviq tha se nuk ka politikë e as kryetar ë mund t’a detyrojë atë dhe kolegët e tij partiak që ta ndryshojnë politikën e tyre dhe se ‘nuk ka njeri që mund të më detyrojë të kem konflikt me fqinjët e mi, që të rrihemi apo të luftojmë dhe se një politikë e atillë ka shkaktuar me qindra e mijëra viktima e njerëz që kanë mbet pa kulm në kokë’.

Petroviq ka dhënë edhe një mesazh për porositësit e këtij sulmi.

“Partia Liberale Serbe është partia serbe që e ka stazhin më të gjatë në Kosovën e pasluftës dhe është parti që pas vetes rezultate. Për ne ekzistojnë dy lloje të njerëzve, të mirët dhe të këqij", tha ai.

Në fund të konferencës Petroviq ka siguruar komunitetin serb se do të angazhohet për një jetë të mirë për ta.

Ndërsa tha se më e keqja është se ata po ndahen të frikësuar nga ata që do të duhej t’i mbronin.

"Do të angazhohem për jetë më të mirë të serbëve këtu. E di se jeni të frikësuar qe një kohë të gjatë dhe e keqja është se jeni të frikësuar nga ata që do të duhej t të ju mbronin. Por pa marrë parasysh ne do të luftojmë për vlera dhe do të promovojmë gjithçka që është e mirë", u shpreh ai. /N.Jakupi/

***

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e pakicës serbe, Sllobodan Petroviq, në një konferencë për media, ka treguar për rastin e ndodhur gjatë ditës së sotme ku raportohet të jetë përleshur me dy persona tjerë.

Petroviqi thotë se si deputet i Kuvendit dhe kryetar i SLS-së, “u sulmova fizikisht afër kësaj ndërtese (Kuvendit) pasi që edhe ju e dini që ditëve të fundit, ndaj meje dhe partisë sime zhvillohet një fushatë e orkestruar”.

“Arsyeja është se unë tash e 15 vjet udhëheq me një parti që promovon paqen, tolerancën e bashkëjetesën. E dini që javën e kaluar i jam drejtuar me një letër presidentit (të Serbisë, Aleksandar) Vuçiq, disa herë më ka përmendur mua dhe punën time, dhe ka pas insinuata të pavërteta për punën time. Pra, në letrën e hapur që ia kam dërguar, kam thënë se është sulm i hapur ndaj meje. E kemi përvojën e hidhur, vrasjen e (politikanit serb të Kosovës, Oliver) Ivanoviqit, për rrethana të njëjta. Më tepër e kam lutur presidentin, që para se të dalë me deklarata të tilla, t’i verifikojë mirë ato fakte. Sepse ai është thirrur në burimet që i ka, dhe me atë shkresë i kam argumentuar se nuk qëndrojnë”, ka thënë Petroviqi.

Pas asaj letre, Vuçiqi nuk është dëgjuar, thotë Petroviqi, por thotë se ka pasur veprime nga Lista Serbe, “që janë udhëhequr nga drejtori i zyrës serbe për Kosovën, z. (Marko) Gjuriq, dhe të gjitha janë të pavërteta”.

“Kam kërkuar të mos veprohet ashtu, sepse rrezikohen familja”, theksoi politikani serb i Kosovës.

Ai ka treguar se si gjatë një emisioni televiziv gjatë ditës së sotme ka paraqitur, siç thotë ai, disa të dhëna për ish-Ministrin e bujqësisë, Nenad Rikallo.

“E them këtë sepse personi që më sulmoi ishte këshilltar i Rikallos. Para pak kohe shkova të pija një kafe në një restorant, dhe aty ishte Milan Kostiqi, që për të gjithë komunitetin serb njihet për keq, pasi i njëjti në mënyrë të pandërprerë, në çdo mënyrë është munduar të më diskreditoj mua dhe partinë time, duke shkruar tekste të rrejshme. Kjo nuk i mjaftoi, por edhe në mënyrë fizike i ka kërcënuar njerëzit në zgjedhjet e fundit parlamentare. Çdo ditë ka shëtitur në Graçanicë dhe i ka kërcënuar ata që kanë lidhje me SLS-në”, deklaroi Sllobodan Petroviqi në konferencën për media në ambientet e Kuvendit të Kosovës.

Rreth orës 10:30 të ditës së sotme, deputeti i Kuvendit të Kosovës, Sllobodan Petroviq, është sulmuar sot nga dy persona, në afërsi të objektit të Kuvendit të Kosovës në një restorant.

Rreth këtij rasti, detaje ka dhënë policia e Kosovës. Sipas policisë në stacionin policor janë shoqëruar dy persona të cilët dyshohen se kanë qenë të përfshirë në përleshjen para Kuvendit të Kosovës.

“Në orën 10:30 kemi marrë informatën për nje mosmarrëveshje në rrugën “Fazli Grajqevci” në Prishtinë. Për këtë rast në polici janë shoqëruar tre persona. Policia dhe prokurori i rastit po punojnë për këtë rast”, sqarojnë nga policia e Kosovës.

Petroviq kishte paralajmëruar që sot do të mbante një konferencë për media në Kuvendin e Kosovës.

Për këtë rast është njoftuar edhe Policia e Kosovës.

Mbetet të shihet nëse do të mbahet konferenca e tij siç ishte paralajmëruar në orën 12:00.

Kjo përplasje ka ardhur pas një komunikate të ashpër që Lista Serbe kishte lëshuar para pak ditësh kundër Petroviqit, duke e cilësuar si njeri që po punon kundër interesit të Serbisë, pasi ky kishte votuar Platformën e Prishtinës për Dialogun e Brukselit.

Ky është personi që sulmoi deputetin Slobodan Petroviq në Prishtinë

Milan Kostiq, është personi i cili ka sulmuar sot deputetin e Kuvendit të Kosovës, njëherësh kryetarin e partisë serbe SLS, Slobodan Petroviq.

Kostiq mbante pozitën e këshilltarit të ish-ministrit të Bujqësisë,Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Kosovës, Nenad Rikallo.

Nga profili i Facebook-ut të Milan Kostiqit, vërehet se ai është një përkrahës i Milan Radoiçiq, personit i cili është i akuzuar për vrasjen e Olover Ivanoviqit, e që aktualisht është në kërkim të organeve të sigurisë.

Image

Kujtojmë se Slobodan Petroviq, është anatemuar shumë  herë nga presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq dhe Lista Serbe.  

Ndërsa deputeti Slobodan Petroviq ka thirrur sot konferencë për media në orën 12:00, ku pritet që të flasë në lidhje me këtë sulm.

Image

***

Sot në mes të Prishtinës, u sulmua deputeti i Kuvendit të Kosovës, Sllobodan Petroviqi.

Kështu mëson kp, sulm ky që ka ndodhur në afërsi të Kuvendit të Kosovës, në një restorant.

Sllobodan Petroviqi është deputeti i vetëm serb që nuk është në kuadër të Listës Srpska. Ai është kryetar i SLS-së.

Ndërkohë, ai pritet që në orën 12:00 të mbajë konferencë për media në Kuvend të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat