Sulmi ndaj Sllobodan Petroviq – policia arreston 2 persona - Bota Sot
Sulmi ndaj Sllobodan Petroviq – policia arreston 2 persona

Aktuale

Sulmi ndaj Sllobodan Petroviq – policia arreston 2 persona

Më: 20 mars 2019 Në ora: 12:23
Sllobodan Petroviq

Rreth orës 10:30 të ditës së sotme, deputeti i Kuvendit të Kosovës, Sllobodan Petroviq, është sulmuar sot nga dy persona, në afërsi të objektit të Kuvendit të Kosovës në një restorant.

Rreth këtij rasti, detaje ka dhënë policia e Kosovës. Sipas policisë në stacionin policor janë shoqëruar dy persona të cilët dyshohen se kanë qenë të përfshirë në përleshjen para Kuvendit të Kosovës.

“Në orën 10:30 kemi marrë informatën për nje mosmarrëveshje në rrugën “Fazli Grajqevci” në Prishtinë. Për këtë rast në polici janë shoqëruar tre persona. Policia dhe prokurori i rastit po punojnë për këtë rast”, sqarojnë nga policia e Kosovës.

Petroviq kishte paralajmëruar që sot do të mbante një konferencë për media në Kuvendin e Kosovës.

Për këtë rast është njoftuar edhe Policia e Kosovës.

Mbetet të shihet nëse do të mbahet konferenca e tij siç ishte paralajmëruar në orën 12:00.

Kjo përplasje ka ardhur pas një komunikate të ashpër që Lista Serbe kishte lëshuar para pak ditësh kundër Petroviqit, duke e cilësuar si njeri që po punon kundër interesit të Serbisë, pasi ky kishte votuar Platformën e Prishtinës për Dialogun e Brukselit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...