Pacolli: Daçiç gënjen, nuk e ndjek dhe se kam kërcënuar

Aktuale

Pacolli: Daçiç gënjen, nuk e ndjek dhe se kam kërcënuar

Më: 20 mars 2019 Në ora: 13:57
Behgjet Pacolli

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka hedhur poshtë pretendimet e homologut të tij serb, Ivica Daçiç, se ai përcillet nga vëllezërit e ministrit kosovar.

“Daçiç funksionon sipas parimit të baballarëve të tij që gënjeshtrën e kanë zot, atdhe e fe. Duke më përmendur emrin tim ai tenton të krijojë lajme për vetveten. E vërtetë është se ai krijon lajm me emrin tim duke shfrytëzuar emrin tim. Rasti i gjoja se ai përcillet nga vëllezërit e mi kudo që udhëton, është rrenë. Daçiç nuk më intereson mua e lëre më vëllezërve të mi”, shkroi Pacolli.

Kryediplomati ka përgënjeshtruar edhe deklaratën se ka kërcënuar Daçiçin me vrasje, duke e quajtur ministrin serb paranojak.

“Rast tjetër është që unë i paskam bërë kërcënim me vrasje. Është gënjeshtër e një paranojaku”, duke shtuar se Daçiçi ka gënjyer edhe për Algjerinë, pasi duke iu referuar një postimi në Tëitter të ministrit të Jashtëm kosovar, Kosova ka raporte mjaft të mira më këtë vend.

Më pas, Pacolli duke e cituar, ka shkruar se Daçiç funksionon sipas konstatimeve të Dobrica Çosiçit.

“‘Rrena është interes kombëtar serb… Rrena është spektër i patriotizmit serb dhe dëshmi e inteligjencës serbe të lindur…Rrejmë në mënyrë kreative, me mençuri, inventivë… Rrena është në vetë në qenien e serbëve… Në këtë vend, çdo rrenë në fund bëhet e vërtetë… Serbët shumë herë në histori i ka shpëtuar rrena…’, ka thënë ai që njihet si ‘Babai i Kombit serb’, Dobrica Çosiç”, shkruan Pacolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat