Haradinaj: FSK-ja ka potencial të trajnuar sipas standardeve të NATO-s

Aktuale

Haradinaj: FSK-ja ka potencial të trajnuar sipas standardeve të NATO-s

Nga: Z.B. Më: 20 mars 2019 Në ora: 14:18
Foto nga takimi

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se FSK-ja në vazhdimësi po dëshmon se në strukturat e saj ka potencial të trajnuar sipas standardeve te NATO-së, përcjell “Bota sot”.

Haradinaj përmes një statusi në Facebook ka shkruar se: “Oficerin e FSK-së, kapiten Ismail Hoxha, e përgëzova për përzgjedhjen si instruktor në Akademinë Ushtarake Mbretërore “Sandhurst”

Postimi i plotë:

FSK-ja në vazhdimësi po dëshmon se në strukturat e saj ka potencial të trajnuar sipas standardeve të NATO-s dhe të aftë për të dhënë kontribut për siguri dhe paqe. Oficerin e FSK-së, kapiten Ismail Hoxha, e përgëzova për përzgjedhjen si instruktor në Akademinë Ushtarake Mbretërore “Sandhurst”. Suksesi i Kapitenit Hoxha është e arritur e përbashkët e forcës sonë dhe mbështetjes së aleatëve tanë strategjikë siç është Britania e Madhe.RH

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat