Veseli dënon sulmin ndaj Sllobodan Petroviq: Inkurajoj organet kompetente ta zbardhin në mënyrë të plotë

Aktuale

Veseli dënon sulmin ndaj Sllobodan Petroviq: Inkurajoj organet kompetente ta zbardhin në mënyrë të plotë

Nga: Z.B. Më: 20 mars 2019 Në ora: 14:38
Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka dënuar sulmin ndaj deputetit të Kuvendit të Kosovës, z. Sllobodan Petroviq, përcjell “Bota sot”

Veseli përmes një statusi në Facebook ka thënë se, inkurajoj organet ligj zbatuese ta zbardhin në mënyrë të plotë këtë ngjarje të rëndë e të venë para përgjegjësisë së ligjit këdo që qëndron pas saj

Postimi i plotë:

Dënoj ashpër sulmin ndaj Deputetit të Kuvendit të Kosovës, z. Sllobodan Petroviq dhe shpreh solidaritetin e mbështetjen ndaj tij. Po ashtu inkurajoj organet ligjzbatuese ta zbardhin në mënyrë të plotë këtë ngjarje të rëndë e të venë para përgjegjësisë së ligjit këdo që qëndron pas saj. Vlera si liria e mendimit, e besimit dhe e bindjeve vetjake janë në themel të shoqërisë sonë demokratike e askush nuk duhet të lejohet t'i prekë ato nëpërmjet dhunës dhe gjuhës së urrejtjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat