Ish-anëtari i Policisë: Të largohen eprorët dhe kriminelët e mafies politike nga Policia e Kosovës

Aktuale

Ish-anëtari i Policisë: Të largohen eprorët dhe kriminelët e mafies politike nga Policia e Kosovës

Nga: N.Sh Më: 20 mars 2019 Në ora: 16:30
Policia e Kosovës

Ish-anëtari i SHIK-ut dhe ish-eprori i lartë i UÇK-së, TMK-së dhe Policisë së Kosovës, Naim Miftari thotë se, në Polici duhet të mbahet vettingu.

Sipas tij, vettingu duhet të mbahet sidomos tek eprorët politik, siç i quan ai të mafies politike të Kosovës.

Ai thekson se, kriminelët duhet larguar jashtë nga Policia e Kosovës, në mënyrë që mos të iu humbet mundi dhe sakrifica e policëve të tjerë që punojnë me nderë dhe përgjegjësi.

“Vetting në Polici sidomos te eprorët politik të mafies politike të Kosovës.

Kriminelët duhet larguar jashtë nga policia e Kosovës të mos ju humbni mundin dhe sakrificën e shumicës të policëve tanë, që punojnë me nderë dhe përgjegjësi ndaj shtetit tonë 24 orë në dit dhe dhjetëra sish edhe u vranë në detyrë të shenjt.!”, shkruan Miftari në Facebook, transmeton gazeta “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat