Ministri i Jashtëm i Malit të Zi viziton Kosovën

Aktuale

Ministri i Jashtëm i Malit të Zi viziton Kosovën

Më: 20 mars 2019 Në ora: 20:01
Behgjet Pacolli

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, do të jetë nikoqir i homologut të tij nga Mali i Zi, Srdjan Darmanoviq, i cili do të qëndrojë për vizitë zyrtare në vendin tonë sot dhe nesër.

Kryediplomati malazez, do të fillojë vizitën si mysafir i homologut të tij kosovar, Pacolli, me një darkë pune, që do të mbahet në rezidencën tij. 

Në ndërkohë, takimet zyrtare do të mbahen nesër, në ambientet e Ministrisë së Punëve të Jashtme: 

Agjenda:

08:50 - Arritja e delegacionit në Ministrinë e Punëve të Jashtme; 

09:00 – Takimi mes dy ministrave; 

09:15 – Takimi në mes delegacioneve zyrtare; 

09:50 – Ceremonia e nënshkrimit; 

10:00 – Konferenca e përbashkët për media e Zëvendëskryeministrit të Parë dhe Ministrit të Jashtëm, Pacolli dhe ministrit të Jashtëm të Malit të Zi, Darmanoviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat