Gruaja që punoi uniformat e ushtarëve të UÇK-së e sëmurë rëndë, shteti nuk e ndihmon

Aktuale

Gruaja që punoi uniformat e ushtarëve të UÇK-së e sëmurë rëndë, shteti nuk e ndihmon

Më: 20 mars 2019 Në ora: 20:16
Serbeze Danca

Gruaja që punoi uniformat ushtarëve të UÇK-së, tani ka nevojë për ndihmë që të shërohet

Shumëkush e barti  me shumë krenari.Por, rrallë kush e di se kush i punojë këto uniforma të UÇK-së.Në mesin e tyre është edhe Serbeze Danca nga qyteti i Pejës.

Asaj në vitin 1999 iu kërkua të qepte veshje ushtarake, përderisa ishte rrobaqepëse në një dyqan.

Dy dekada më vonë, Serbezja derisa po merr një dozë gjaku për shkak të problemeve me shëndet tregon përvojën e saj.

“Prej mëngjësit deri në mbramje punojsha, e lejsha burrin e djalin e vogël e mysafirtë n’shpi e kepsha… i shtijshim tinëz nëpër jastëk e jau dërgojshim…”

Por, kjo grua pas përfundimit të luftës nuk ka pranuar asnjë beneficion për këtë angazhim.E tash e dy vite, ajo përballet me një sëmundje të rëndë.Si pasojë, çdo javë asaj i duhet të marrë vazhdimisht doza gjaku.

“Jam smut e vij nonstop marr gjak, po qitash jom lodh spo muj ma…”

Serbeze Dranca, tashmë ka thyer çdo rekord sa i përket marrjes së dozave të gjakut.

Këtë e thonë në Klinikën e Internistikës në Spitalin e Pejës.

“Serbezja ka thy rekordin me mbi 150 doza gjaku per dy vite… ka vështirësi në sigurimin e dozave…”

Për arsyen e marrjes së kaq shumë dozave të gjakut flet djali i Serbezes, Ylli.

“Nana ka leukemi, ajo kalon në anemi për shkak se palca kurrizore nuk i prodhon gjak…”

Trajtimi i mëtutjeshëm i Serbezes sipas hematologut Shemsedin Sadikut përfshin një ilaç.

E familjarët e Serbezes nuk kanë mundësi financiare ta sigurojnë.

“Roxulitinib është ilaçi është kimioterapi që kushton 1320 euro.. duhet me porosit në Turqi, nuk kemi mundësi…kemi shku në ministri…”

Ndërsa në Ministrinë e Shëndetësisë thonë se për shkak se ky ilaç nuk është pjesë e barnave esenciale nuk mund ta kontraktojnë.

Ministria është në proces të revidimit të Listës së Barnave Esenciale dhe, pjesë e propozimeve për t’u përfshirë në listën e re që pritet të miratohet pasi të kenë përfunduar punën me të Komiteti teknik, është edhe ky ilaç.

Ndërkohë, Serbezja tash e një muaj është këshilluar nga mjekët që të fillojë përdorimin e këtij ilaçi që rigjeneron qelizat e palcës kurrizore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat