Specialja vazhdon ‘gjahun’, paralajmërohen ftesa të reja për intervistim

Aktuale

Specialja vazhdon ‘gjahun’, paralajmërohen ftesa të reja për intervistim

Më: 21 mars 2019 Në ora: 15:16
Foto ilustruese

Të njëjtat më nuk po dërgohen në formë të thirrjeve telefonike, por vetëm në formë të shkruar.

Deri më tani sipas avokatëve të akredituar, është intervistuar një numër i madh dëshmitarësh.

Sipas informacioneve të tyre, numri më i madh i dëshmitarëve vjen nga Serbia, ndërkaq shumica prej tyre as nuk e kanë bërë publike se janë thirrur nga Specialja.

Intervistimet sipas tyre kanë filluar qysh në vitin 2014.

E Specialja do ta vazhdojë edhe për një kohë ‘gjahun’ në Kosovë.

Kështu të paktën është lënë të kuptohet në një përgjigje për lajmi.net nga Dhomat e Specializuara të Prokurorisë së Hagës.

Zëdhënësi i tyre, Christopher Bennet, ka thënë se janë duke vazhduar ende hetimet lidhur me akuzat në raportin e Dick Martyt.

“Prokuroria Speciale (SPO) po vazhdon hetimet e saj në lidhje me akuzat e përmbajtura në Asamblenë Parlamentare të Raportit të Këshillit të Evropës “Trajtimi çnjerëzor i njerëzve dhe trafikimi i paligjshëm i organeve njerëzore në Kosovë”, thuhet në përgjigjen e Bennet për lajmi.net.

Sipas Bennet, Prokuroria e Specializuar e ka autoritetin që të marrë vendim për fillimin ose përfundimin e mandatit e saj.

“Prokuroria ndër të tjera, ka autoritetin të kërkojë praninë dhe pyetjen e të dyshuarve, viktimave dhe dëshmitarëve, të mbledhë dhe të shqyrtojë informacionet dhe provat dhe të marrë vendime për fillimin, si dhe vazhdimin ose përfundimin e procedimeve penale. Ajo kërkon t’i mbajë individët përgjegjës për krimet që mbulon mandati i saj”, thuhet më tutje në përgjigje.

E sipas zëdhënësit të Dhomave të Specializuara të Prokurorisë, kjo e fundit nuk diskuton për statusin e hetimeve apo për përmbajtjen e tyre.

Lajmi.net kishte raportuar më herët për formën në të cilën po dërgohen tanimë ftesat në Kosovë.

Në to specifikohet, se Specialja përveç shpenzimeve të udhëtimeve dhe akomodimit, të intervistuarve do t’u paguajë edhe mëditje.

Deri më tani janë intervistuar edhe disa figura të profilit të lartë në Kosovë, përfshirë Sami Lushtakun, Sylejman Selimin e Rrustem Mustafën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat