Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit dhe mbahet seancë e jashtëzakonshme

Aktuale

Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit dhe mbahet seancë e jashtëzakonshme

Më: 21 mars 2019 Në ora: 16:47
Kuvendi i Kosoves

Nesër do të mblidhet Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, për të shqyrtuar kërkesën e 49 deputetëve për seancë të jashtëzakonshme

Deputetët nënshkrues kanë kërkuar që Kuvendi të miratojë rezolutë lidhur me pezullimin e aktivitetit të kazinove dhe lojërave të fatit, si dhe plotësim-ndryshimin e ligjit ekzistues.

Pas mbledhjes së Kryesisë, në orën 11:00, Kuvendi pritet të mblidhet në seancë të jashtëzakonshme, për të diskutuar lidhur me kërkesën e deputetëve nënshkrues

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat