Femrat më të përqendruara në punë sesa meshkujt

Aktuale

Femrat më të përqendruara në punë sesa meshkujt

Më: 21 mars 2019 Në ora: 17:02
Diskutimi

Qendra Kosovare për Studime Gjinore ka organizuar diskutimin mbi punësimin e grave dhe të rinjve në Kosovë.

Me këtë rast u theksua nevoja që t’iu jepet mundësia për të punësuar në tregun e punës të rinjve, e veçmas grave.

Drejtoresha Ekzekutive në organizatën STIKK, Vjollca Çavolli tha se sektori i IT-së të cilën e përfaqëson është mjaft profitabil, mirëpo në Kosovë është mjaft i vogël për shkak të mungesës së shkathtësisë. Sipas saj, dhe punësimi i grave në këtë sektor është i rëndësishëm dhe iu kushtojnë vëmendje të posaçme.

“Punësimi i grave është shumë i favorizuar në sektor të IT-së, kompanitë i punësojnë më shumë qejf fermat sesa mashkujt, për shkak të lojalitetit dhe nuk  kanë qenë dëshirë ta ndërrojnë shumë ambientin dhe janë më të foksuara dhe më të përqendruara”, tha ajo.

 Ndërsa, drejtoresha Ekzekutive, Open Data Kosova, Blerta Thaçi tha se industria e Teknologjisë të krijon një pozitivitet për të punuar për gratë.

Thaçi këmbëngul që përveç dijes në fakultete duhet që të dilet jashtë kurrikulave të tyre për t’u avancuar tutje.

Drejtori i Ekzekutiv i Venture Up, Fis Malësori u shpreh se përmes organizatës që ai përfaqëson janë duke avancuar programe për të fuqizuar në përgjithësi të rinjtë, e veçmas për gratë.

“Fuqizimi i të rinjve dhe grave, për këtë qëllim, Venture Up ka krijuar disa programe për të punësuar sa më shume të rinj. Ne kemi dizajnuar një program, që është mësimi duke prekur, duke lexuar”, tha Malësori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat