Karaçeva e tmerruar nga xhandarmeria serbe që futen në këtë pjesë, i shkruajnë letër edhe NATO-s

Aktuale

Karaçeva e tmerruar nga xhandarmeria serbe që futen në këtë pjesë, i shkruajnë letër edhe NATO-s

Nga: N.Sh Më: 21 mars 2019 Në ora: 18:04
Xhandarmeria serbe

Server Lenjani nga fshati Karaçevë e komunës së Kamenicës, ju ka shkruar të gjithë mekanizmave ndërkombëtarë që veprojnë në Kosovë, duke ju treguar kështu për preokupimin e këtij fshati i cili gjendet në pikën kufitare me Serbinë, për shqetësimin e tyre nga forcat serbe.

Në letrën e tij, dërguar Ambasadës së Britanisë së Madhe, asaj gjermane, franceze, ambasadës italiane, asaj të Turqisë, KFOR-it, Bonsdstillit, zyrës së BË dhe selisë së NATO-së në Bruksel, thuhet se, forca të ndryshme militare serbe të uniformuara dhe civile, kurdo që dëshirojnë futën në territorin e Kosovës, në fshatin Karaçevë të cilin e konsiderojnë si hapësirë të Serbisë.

Lenojani në këtë letër shpreh shqetësimin e banorëve të kësaj zone, ku konsideron se, ata shfaqen të shqetësuar dhe se siguria e tyre është e cenuar.

Në letrën e siguruar nga gazeta “Bota sot”, kërkohet nga ndërkombëtarët që të marrin masa për të ruajtur paqen dhe sigurinë në këtë pjesë të territorit të Kosovës.

Më poshtë, ua sjellim letrën e plotë:

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat