Shpejtim Bulliqi i reagon Isa Mustafës për demarkacionin: Pse s’flet për takimin që pate me malazezët?

Aktuale

Shpejtim Bulliqi i reagon Isa Mustafës për demarkacionin: Pse s’flet për takimin që pate me malazezët?

Më: 21 mars 2019 Në ora: 18:34
Shejtim Bulliqi

Ish-deputeti i LDK-së, Shpejtim Bulliqi i ka reaguar Isa Mustafës për disa akuza të postuara sot në profilin e tij në Facebook. Mustafa ndër të tjera akuzon edhe ish partiakët e tij që kundërshtuan në atë kohë demarkacionin me Malin e Zi.

Profesori universitar ka thënë se edhe sot është kundër asaj siç e quan ai marrëveshje të dëmshme për integritetin territorial të vendit. Por, Bulliqi ia ka përmendur ish kryeministrit Mustafa një takim në Shkodër me malazezët, i cili nuk është bërë publik deri më tani.

Shkrimi i tij i plotë:

“Duke lexuar deklaratën ish-kryeministrit Mustafa, i cili në një vjetorin e ratifikimit të marrëveshjes se Delimitacionit / ”Demarkacionit” me Malin e Zi, paska grumbulluar energji që të akuzoj shumë personalitete që ishin kundër kësaj Marrëveshje për vijën kufitare me Malin e Zi, nder tjerë edhe ndaj meje.

Fillimisht dua ti a përsëris edhe një here z. Mustafa se unë personalisht kam qenë dhe ende jam kundër ratifikimit të asaj Marrëveshje të dëmshme për integritetin territorial të vendit. Ndërsa, me ketë, nuk dua ta fajësoj, e as akuzoj asnjë deputet që ju se bashku me partnerin tuaj i detyruat ta votojnë të njëjtën Marrëveshje.

Më këto veprime ju dhe ata me vetëdije e cenuat një pjesë integrale të territorit të shtetit duke i vendosur deputetet dhe Kosovën para aktit të kryer vetëm e vetëm që ta ruani interesin tuaj për dallim nga ne, që i vumë anësh të gjitha interesat personale, në të mire të shtetit dhe integritetit të ti.

Ndërsa sa i përket pyetjes se ku mbetën territoret në fjalë unë kam këtë përgjigje: ”Çakorri dhe Kulla e Zhlebit janë aty ku kanë qenë gjithë, por më një pronar të ri, shtetin Malazez.

Ndërsa ju dhe partneret tuaj, vetëm vijën kufitare të vitit 1945/46 e keni ndryshuar duke e sjellur më në brendi të Kosovës, bashkë më komisionin paraprak dhe me “Ekspertët Tuaj”.

Si qytetar i Kosovës kam pasur për obligim që ta informoj në atë kohe, ish kryeministrin për gabimet e bëra në atë proces, madje me kohë ende pa u ratifikuar nga asnjëra palë, duke ja ofruar të gjitha dëshmitë madje edhe atë kontrollit efektiv të ati territori historikisht nga Kosova, si një ndër parime kryesore të aprovuara edhe nga GJND-ja.

Në raportin e hartuar me vonë dhe të publikuar lidhur me punën e ish komisionit, ju kemi dhëne një mori materialesh faktografike që vërteton se vija kufitare mes Kosovës dhe Malit të Zi ka qenë pikërisht në Qafën e Çakorrit dhe Kullën e Zhlebit që nga delimitimi i vitit 1945/46 mes njësive federale në ish-Jugosllavi, ndërsa që ju me partneret tuaj ju kujtoj me 80 vota të deputetëve të parlamentit e sollët këtu ku keni vajtuar gjatë kohë ta keni.

Është mirë që ju z. Mustafa, për hire të opinionit publik të jepeni përgjigjeje edhe lidhur më takimin e Shkodrës, për të cilin asnjëherë deri me sot nuk u deklaruat se çka diskutuat me Malazezet aty, shtrohet pyetja PSE?

Nëse veç paska qenë kushti i cenimit të integritetit territorial të Kosovës për liberalizim vizash dhe votim i demarkacioni ju e arritët ketë synim, pse tani ju si klase politike nuk e arritët ketë proces liberalizimi.

Madje të gjithë ata të cilët në atë kohë kritikonin për mos liberalizim të vizave më vonë dolën pro korrigjimit të kufirit më Serbi, madje edhe duke deklarua se nuk na nevojitet veriu i vendit.

Tash ju po e kundërshtoni atë ide sikurse edhe unë dhe tjerët që vazhdimisht kemi kundërshtuar shkëputjen e territorit të Kosovës, por dallimi qëndron se unë, kam konsistencë në qëndrime, ndërsa ju mbani qëndrim varësisht nga pozita që keni.

Tani kur të gjitha këto dëme iu benë Kosovës nga reliktet e sistemit të vjetër, madje edhe më veprimtari të dyshimta personale, disa mundoheni ta pastroni emrin nga demi i madhe që i bëtë vendit dhe ta hidhni gurin diku tjetër. Por mos harroni populli i di të gjitha, dhe as ju e as ata të tjerët nuk do mund ti mbulojnë gjurmët e juaja.

Në pozitën që jam, i angazhuar bashkë me bashkëpunëtorë po punojmë pa rrreshtur për nevoja të Qeveris se vendit që me argumente faktografike të tregojmë dhe mbrojmë vijën kufitare të Kosovës me vendet fqinje, aktualisht edhe atë me Serbinë.

Ju siguroj se unë për hatër të askujt nuk bëj veprime/lëshime në dëm të integritetit të vendit, as sot dhe as nesër, besa as nuk ju nënshtrohem asnjë presioni nga do që vije, sidomos të atyre që gjithmonë zgjidhjen e kontesteve e bëjnë në dëme të Kosovës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat