“Kosova vështirë që mund të ketë liberalizim të vizave gjatë këtij viti”

Aktuale

“Kosova vështirë që mund të ketë liberalizim të vizave gjatë këtij viti”

Më: 21 mars 2019 Në ora: 20:41
Foto ilustrim

Edhe një vit pas ratifikimit të demarkacionit me Malin e Zi, Kosova nuk ka marrë liberalizimin e vizave.

Liderët politik në vend thonë që një proces të tillë vendi ynë mund ta marrë deri në muajin Qershor, por njohësit e çështjeve politike e shohin si të pamundur liberalizimin brenda këtij viti.

Njëra nga temat që prit kohë të gjatë për të marrë zgjidhje nga institucionet e Kosovës, ishte  ratifikimi i marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi. Në opinionin kosovar, u krijua përshtypja se ratifikimi i Demarkacionit, është çelësi i liberalizimit të vizave.

Kauza e  demarkacionit, rrëzoi nga pushteti ish-kryeministrin Isa Mustafa. Pasardhësi i tij Ramush Haradinaj, premtoi se kufiri me Malin e Zi do të mbetet në Kullë e Çakorr dhe se “Koha minimale që  sipas tij qytetarët e Kosovës do të gëzonin lëvizjen e lirë  do të ishte për 3 muaj deri në 9 muaj.

Por, një vit pas as kufiri nuk mbet në Kullë e Çakorr e as liberalizimi nuk ndodhi ende. Tash pas 18 muajsh  qeverisje, kryeministri Ramush Haradinaj, thotë se Kosova do ta marrë liberalizimin e vizave në muajin qershor.

“Gjermanët po thonë se janë për t’u vlerësuar reformat në Kosovë. Bazuar në këtë vlerësim mendoj se po shkojmë ka liberalizimi i vizave. Shpresoj shumë që në qershorin e këtij viti do të marrim atë që është e drejtë e jona që të marrim atë që është e drejtë e jona- liberalizimin e vizave”, tha kryeministri Ramush Haradinaj.

Por, njohësi i çështjeve politike Artan Murati, thotë se nuk ka mundësi që të Kosova të ketë liberalizimin e vizave brenda këtij viti.

“Është e pakuptimtë që të vazhdohen të premtohen afate për liberalizimin e vizave, kur e dimë se qytetarët janë ngopur me afate, qysh nga viti 2010 kemi filluar të dëgjojmë afate nga politikanët që asnjëherë nuk kanë dalë. Me gjasë edhe ky afat nuk do të jetë i saktë sepse është e pamundur të lëvizet pa viza deri në qershor, pasi ka një numër procedurash para se një vendim të hyjë në fuqi”, tha për RTV Dukagjinin,  Artan Murati.

Murati më tej tha se për liberalizim, Bashkimi Evropian po kërkon garancion nga Kosova, që nuk do të ketë fluks të madh të largimit të qytetarëve drejt vendeve të BE-së.

Komisioneri për zgjerim i bashkimit evropian, Johanes Han, gjatë një vizite në Kosovë, pati thënë se liberalizimi i vizave për Kosovën nuk mund të ndodh deri në vitin 2020.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat