Miratohet rezoluta për pezullimin e lojërave të fatit

Aktuale

Miratohet rezoluta për pezullimin e lojërave të fatit

Më: 22 mars 2019 Në ora: 06:55

(E plotësuar) - Pas harmonizimit të rezolutës së LDK-së, është miratuar me 74 vota për projekt rezoluta që fillimisht i pezullon lojërat e fatit dhe brenda 30 ditëve qeveria të sjell ligjin në Kuvend që i ndalon këto.

Sipas shefit të Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, kjo do të ishte zgjidhja më e mirë për ndalimin e tyre.

Hoti: Qeveria brenda 30 ditëve të sjell ligjin që i ndalon lojërat e fatit

 “Pas konsultimeve me kryetarët e grupeve parlamentare, propozoj këto ndryshme: pika e parë qeveria të nisë procudrat ligjore për pezullim të ligjit deri në ndërrim të ligjit dhe qeveria brenda 30 ditëve të sjell në Kuvend ligjin që i ndalon lojërat e fatit”, tha ai.

***

Ministri i Financave Bedri Hamza, u shpreh se të gjitha vendimet që i merr Kuvendi do t’i përkrahin, çfarëdo qoftë ai, mbyllja e tërësishme e kazinove, apo bartja e tyre jashtë qendrave të qytetit.

Sipas shefit të kuletës së shtetit, asnjë kazino nuk është e licensuar.

Hamza: Asnjë kazino në Kosovë nuk është licensuar

“Sa i përket kësaj veprimtarie dhe më kuadër të reformave evropiane është marr obligim që ligji për lojërat e fatit të plotësohet dhe ndryshohet, konceptit. dokumenti është hartuar në qeveri. Ne jemi të gatshëm se si vendos kuvendi ne të marrim veprimet e duhura... ne jemi të gatshëm se cilido nga këto opsione ne të mbështesim dhe përkrahim. Nëse Kuvendi të vendosë që të përshtatë këtë ligj sipas normave evropiane ne e përkrahim. Nëse Kuvendi rekomandon që të sjell një ligj që lojërat e fatit të shkojnë vetë jashtë qyteteve me e përkrahim. Po ashtu dhe nëse sillet një ligj që të mbyllen të gjithë lojërat e fatit ne e përkrahim...po ju jap disa të dhëna, në Kosovë nuk ka asnjë kazino të licensuar. Dogana dhe ATK kanë konfiskuar 285 aparate dhe janë 280 raste me miliona euro gjoba...rruga ma e shkurtë është që ligji të sponsorizohet përmes Kuvendit”, tha ai.

Hamza ka insistuar që kjo çështje të zgjidhet me ligj dhe jo me akte nënligjore,  në mënyre që gjatë impelentimit të mos paraqet problem.

Ndërsa, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli tha se mbyllja e lojërave të fatit duhet të bëhet vetëm me nisma ligjore. Ai i bëri thirrje që brenda 45 ditëve të sillet ligji dhe të vendoset për zgjidhje, mbyllje të tërësishme apo bartje jashtë qyteteve.

Ai  kërkoi 10 minuta pauzë për të diskutuar nëse nisma për parandalim të lojërave të fatit të merret nga qeveria, apo Kuvendi

Sherifi: Qeveria duhet të krijojë kapacitete që lojërat e fatit të ndalohen me ligj

Shefi i grupit parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi tha se në parim e mbështet këtë rezolutë, mirëpo kjo nuk do të largohen si me shkop magjik, pasi tash përmes këtij vendimi ne do t’i detyrojmë vëtëm të zhvendosen në ferma dhe shtëpi jashtë qendrave të qytetit.

“Lojërat e fatit do të vazhdojnë të qëndrojnë më mesin tonë, ne do të bëhemi gati që ajo mos të jetë në forma jo ilegale. Sepse ka njerëz që kanë krijuar varësi dhe do të shkojnë kudo që shkojnë. Vrasje ka pasur dhe më herët dhe le të ndalin në arë qe jemi marr vesh të mbështesim rezolutën dhe të mandatojmë Qeverinë që të marrin masat e duhura dhe të krijojmë kapacitete që ta ndalojmë me ligj...të jemi të vetëdijshëm që duke i marr këto vendime nuk mund të i zgjidhim këtë probleme”, tha Sherifi.

Seanca e jashtëzakonshme për kazinotë dhe lojërat e fatit është iniciuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

***

Shefi i Grupit Parlamentar të VV-së, Glauk Konjufca, thotë se disa nga kazinotë shërbejnë në Kosovë për shpërlarje të parave.

Një veprimtari e tillë sipas Konjufcës është e lidhur me funksionimin e krimit të organizua.

“Kazino në Kosovë ka 100 metra për mos me thënë ngjitur me shkolla, me çerdhe, me institucione shkollore, afër institucioneve fetare me ç’rast janë drejtpërdrejt në shpërputhje me ligjin. Si është e mundur të ketë qindra kazino në Kosovë që kanë arrite të marrin licencën afër institucioneve fetare e shkollore në kundërshtim me ligjin.

Sipas Konjufcës është skandaloze se si në koncept dokumentin e Qeverisë, shkruhet se ‘përmes kazinove ulet papunësia në Kosovë’.

***

Në emër të propozuesit të Rezolutës, shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti tha se askush nuk pasurohet nga bizneset e lojërave të fatit.

Sipas tij këto janë lojëra të zhvatjes së qytetarëve.

Hoti kërkoi qe me anë të rezolutës të të mbyllen gjitha këto lojëra të fatit dhe të formohet një komision parlamentar.

 Hoti: Të mbyllen gjitha lojërat e fatit

“Është për keqardhje se vetëm pas ngjarjeve tragjike po vjen reagimi i institucioneve. Të gjitha të dhënat dëshmojnë se ky sektor është duke dështuar. Të nderuar deputetë nga Qeveria e ka miratuar një dokument që ka të bëjë me lojëra të fatit. Në vend që të ndëshkohen dhe të mbyllen lojërat e fatit, këto vetëm sa janë hapur. Vetëm një Qeveri me mentalitet kazinoje miraton një proces dokument të tillë. Në emër të deputetëve nënshkrues kërkoj ta miratojnë këtë rezolutë.  Qeveria të ndërpres gjitha llojet e lojërave të fatit dhe Kuvendi të miratojë një komision dhe brenda 1 muaji të sjell një dokument që i ndalon gjitha lojërat e fatit. Gjithashtu kërkoj që të mos ketë deputetë parlamentar”, tha Hoti.

Rezolutën e ka mbështetur edhe shefi i Grupit Parlametar të PDK-së, Memli Krasniqi.

Ai kërkon që të mos debatohet dhe të shkohet direkt në votim të Rezolutës.

Fillon seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit

Është duke u mbajtur seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, lidhur me kazinotë dhe lojërat e fatit në Kosovë.

Kuvendi i Kosovës me seancë të jashtëzakonshme për kazinotë dhe lojërat e fatit

Sot mblidhet kryesia e Kuvendit të Kosovës, për të shqyrtuar kërkesën e 49 deputetëve për seancë të jashtëzakonshme.

“Deputetët nënshkrues kanë kërkuar që Kuvendi të miratojë rezolutë lidhur me pezullimin e aktivitetit të kazinove dhe lojërave të fatit, si dhe plotësim-ndryshimin e ligjit ekzistues.  

Pas mbledhjes së Kryesisë, në orën 11:00, Kuvendi pritet të mblidhet në seancë të jashtëzakonshme, për të diskutuar lidhur me kërkesën e deputetëve nënshkrues”, thuhet në njoftimin e Kuvendit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat