“A jeni normal?” – pyetja e çuditshme e Veselit për Sami Kurteshin

Aktuale

“A jeni normal?” – pyetja e çuditshme e Veselit për Sami Kurteshin

Më: 22 mars 2019 Në ora: 13:08
Kadri Veseli dhe Sami Kurteshi

Kryeparlamentari Kadri Veseli është përplasur para pak çastesh me deputetin e VV’së, Sami Kurteshin pasi ky i fundit me ngulm donte ta merrte fjalën, ndërkohë që Veseli e shpalli të mbyllur debatin për kazinot.

Veseli ka pyetur Kurteshi: “A jeni normal, a nuk jeni”.

“Cka ki vërejtje.. veç pak, zotëri Sami Kurteshi se s’po e dëgjojnë, po thotë deputeti i Kuvendit të Kosovës, e ka të drejtën e fjalës, a jeni normal a nuk jeni, zotëri deputet, është e vërtetë që deputeti ka të drejtë të flasë por duhet ta dini se nuk keni të drejtë me abuzu këtu në Kuvend”, ka thënë Kryeparlamentari.

Tutje Veseli tha: “Ju e dini që në bazë të rregullores, unë e mbylla debatin. Na jemi duke folur para publikut. Po zanin e madh e ki o Sami, po shumë po bërtet. Kam respekt për Saminë, por ndërmend se kam me ia jep fjalën pa u ndal. Ndalu Sami se po flet shumë. Qetësohu pak bre, vetëm pak. Ma shumë po flet ti se unë në mikrofon”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat