Analisti politik thotë se njerëzit e AAK-së janë shefa të kazinove

Aktuale

Analisti politik thotë se njerëzit e AAK-së janë shefa të kazinove

Nga: N.H Më: 22 mars 2019 Në ora: 17:06
Kuvendi i Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë së Kosovë do të shfuqizohet ligji ekzistues i Lojërave të Fatit.

Ndaj kësaj çështje ka reaguar edhe analisti dhe njohësi i zhvillimeve politike në vend, Faton Mehmeti.

Ai thotë se qeveria aktuale është duke mashtruar, përcjell “Bota sot”.

Mehmeti thekson se njerëzit e AAK-së janë shefa të kazinove dhe nga aty po vjelin milionat.

Ja shkrimi i tij:

Qeveria mashtron

Kjo qeveri nuk i ndalon dot lojerat e fatit, pasi njerezit e saj jane bosset e kazinove.Do mbyllet aty ketu ndonje kazino qe nuk eshte e lidhur me njerez te qeverise, te tjerat sdo i prek askush.Dihet se njerezit e AAK jane shefa te kazinove, nga aty vjelin milionat.Smund te presesh se do i mbyll lojerat e fatit kjo qeveri, mos u mashtroni...maska u ka ra moti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat