Deliu-Kodra për vrasjen në kazino: Të shënojë fundin e rasteve të tilla kriminale

Aktuale

Deliu-Kodra për vrasjen në kazino: Të shënojë fundin e rasteve të tilla kriminale

Nga: Z.B Më: 22 mars 2019 Në ora: 19:23
Blerta Deliu-Kodra

Deputetja e PDK-së Blerta Deliu-Kodra ka bërë të ditur se i është dhën lamtumira e fundit Florentit i cili humbi jetën në vendin e punës, përcjell “Bota sot”.

Deliu-Kodra ka thënë se, shpresoj që ky të jetë rasiti i fundit kriminal në Kosovë

“Në varrezat e fshatit Rezallë, sot i dhamë lamtumirën e fundit Florentit, i cili në mënyren më mizore u privua nga jeta.
Shpresoj shumë, që ky rast tragjik ashtu siç mobilizoi opinionin dhe institucionet të cilat morën vendim për t’i mbyllur kazinot dhe lojërat e fatit, të shënojë edhe fundin e rasteve të tilla kriminale”, ka shkruar Blerta Deliu në Facebook.

Ndryshe vrasja ka ndodhur në rrugën “Bajram Gashi” në Lipjan, ku u vra një punëtor i një kazinoje. Vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes e ka konstatuar mjeku kujdestar nga qendra shëndetësore Lipjan.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat