Haradinaj: Mogherini gati sa nuk më ka qit prej zyrës kur i kam kërkuar që edhe Amerika të përfshihet në dialog

Aktuale

Haradinaj: Mogherini gati sa nuk më ka qit prej zyrës kur i kam kërkuar që edhe Amerika të përfshihet në dialog

Më: 22 mars 2019 Në ora: 19:34
Foto

Në një takim me qytetarët dhe strukturat e partisë në Rahovec, Haradinaj foli edhe për dialogun Kosovë-Serbi, ku tha se Evropa duhet të jap diçka, që t’i ndreq të dy palët.
 

Haradinaj përmendi edhe kufirin me Malin e Zi, ku tha se do ta nxjerr Qakorrin dhe Kullën.

Kryeministri i Kosovës tha se punojnë në të gjitha drejtimet me Amerikën.

Haradinaj tha se kur ka kërkuar që Amerika të futet në dialog, shefja e politikës së jashtme, Federica Mogherini nuk ka dalur në konferencë për shtyp më të.

“Ne e kemi lypur ndihmën e Amerikës. Unë kur kam shkuar në Bruksel, Mogherini gati sa nuk më ka qit prej zyrës kur i kam thënë po du me hy Amerika në dialog – nuk ka dalur me mua në konferencë për shtyp”, tha ai.

Haradinaj tha se tre komponentë e bëjnë marrëveshjen Kosovë-Serbi, e që sipas tij nuk është territori, Trepça apo Ujmani.

“Një është, çka shtin Evropa në këtë marrëveshje, Evropa duhet me dhënë diçka, që me i ndreq të dy palët”, tha ai.

Ai tha se elementi i dytë janë të drejtat e pakicave që jetojnë në të dy anët, ndërsa elementi i tretë janë marrëdhëniet ekonomike.

Para qytetarëve të Rahovecit, Haradinaj foli edhe për kufirin me Malin e Zi.

“Ne i kemi dy vjet, me kriju një komision të përbashkët Kosova dhe Mali i Zi, ai komision ka me shku me i qit gurët, pa i qit ai komision gurët asgjë nuk ka ndodh, as nuk i kam dhënë tokë Malit të Zi, as nuk po i japim tokë Malit të Zi. Jemi të këtij vendi, të kësaj toke, Zoti na nin dhe ne jemi këtu”.

Kryeministri i Kosovës tha se me vënien e taksës është krijuar një ambient shumë më i sigurt për të gjitha prodhimet vendore, e që u kishte zënë tregun një prodhim tjetër.

Gjithashtu, Haradinaj tha se kanë ecur përpara në konsolidimin e mekanizmave të rendit dhe ligjit e sigurisë në vend.

Ai foli edhe për Ligjin për paga dhe pensionet. Tha se pensionet e kategorive të lirisë janë në pritje, për shkak se do të ndodh së shpejti edhe rritja e pagës minimale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat