Qytetari filmon veturën me të cilën u aksidentua Agim Veliu, duke tejkaluar vetura në vijë të plotë!

Aktuale

Qytetari filmon veturën me të cilën u aksidentua Agim Veliu, duke tejkaluar vetura në vijë të plotë!

Më: 22 mars 2019 Në ora: 20:58
Pamje nga vendi i ngjarjes

Vetura zyrtare më të cilën u vetë-aksidentua sot kryetari i Komunës së Podujevës nga radhët e LDK-së Agim Veliu, më herët është parë duke lëvizur kundër rregullave të trafikut rrugor.

Media ka arritur të sigurojë disa pamje ku vetura zyrtare me targat “02Z 01 – 18” shihet duke tejkaluar disa automjete në rrugë edhe në vende ku është ndaluar tejkalimi i tyre me shenja horizontale.

Rasti ka ndodhur me datën 25 shkurt të këtij viti, ku është filmuar nga një qytetar i cili në kushte anonimiteti ka rrëfyer ngjarjen.

Image

Përveç tejkaklimit në vende të ndaluara, vetura zyrtare po ashtu shihet duke lëvizur me shpejtësi më të madhe se sa ajo e lejuar.

Nuk dihet nëse ka qenë duke vozitur edhe atë ditë kryetari Veliu.

Më poshtë mund të shihni pamjet e siguruara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat