Dje në Basel të Zvicrës, një fëmijë 7 vjeçar është goditur për vdekje me thikë nga një 75 vjeçare përcjell “Bota sot”
Shtatëvjeçari që u mbyt në mënyrë brutale në Zvicrës ishtë nga qyteti i Lipjanit.
E për këtë rast tragjik përmes një postimi në Facebook ka reaguar edhe Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli i cili i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes Mahmuti për humbjen e djalit të tyre.
“Kjo fytyrë e bukur është në mendjen e të gjithëve. Ky shtatëvjeçar është engjëlli më i fundit që na largohet. Prehu në paqe Iljas. Në emrin tim dhe të familjes sime, ndaj pikëllimin me familjen Mahmuti”- ka shkruar Pacolli.