Rusisë ende i dhemb bombardimi i NATO-së, ja çfarë thotë

Aktuale

Rusisë ende i dhemb bombardimi i NATO-së, ja çfarë thotë

Nga: F. B. Më: 23 mars 2019 Në ora: 17:01
Pas bombardimit

Ministria e punëve të jashtme të Rusisë e ka quajtur agresionin e vendeve anëtare të NATO-së në Jugosllavi në vitin 1999 si “ njollë të zezë” që çdo herë do mbetet në reputacionin e Aleancës veri-atlantike, shkruan “Novosti”, shkrimin e Putnjik, transmeton “Bota Sot”.

Në kumtesën e lëshuar të Ministrisë ruse të punëve të jashtme thuhet se “bombardimi i Jugosllavisë nga NATO ka varros mekanizmin e sigurimit të paqes dhe sigurisë në Evropë për shkumë dekada”. Ata theksuan se me operacionin e Aleancës nuk është zgjidhur problem i Kosovës, pasi krahina ka mbetur burim kryesor i jo stabilitetit dhe krizës në Ballkan.

„A kishte mundësi ndryshe , nëse NATO ka pastruar rrugën për pushtet në Prishtinë për militarët e UÇK-së që më pas morën kontrollin e krijuesve të vetë?“, pyet ministria ruse.

Me arsyetimin e evitimit të “katastrofës humanitare”, Kosova me forcë është hequr nga shteti. Pikërisht NATO është bërë katalizator i tragjedisë reale njerëzore, asaj perde prej së cilës u kryer spastrimi etnik dhe detyroi 200 mijë serbë dhe jo shqiptarë të lëshojnë shtëpitë e veta. Me dhjetëra objekte që iu takojnë ende mbahen të uzurpuara nga Prishtina dhe shqiptarët, ndërkohë që nuk stimulohet kthimi.

„Barrë të rëndë të përgjegjësisë për aksione të këtilla dhe pasoja mban udhëheqja e Aleancës dhe anëtaret e saj që morën pjesë në agresion kundër SRJ. Ajo njollë e zezë asnjëherë nuk do hiqet nga reputacioni I NATO-së. Nuk pastrohet as me pranimin e vendeve të regjionit, që thellon edhe më shumë mos pajtimet në Ballkan“, thuhet në kumtesë.

Ministria ruse e punëve të jashtme shton se Aleanca nuk ka bazë legjitime për aksione të këtilla dhe shkel rëndë parimet e së drejtës ndërkombëtare nga karta e OKB-së, aktet e Helsinkut dhe obligimet e anëtarëve të bllokut, shkruan Sputnik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat