Mustafa: 24 marsi i vitit 1999 përcaktoi fatin e Kosovës

Aktuale

Mustafa: 24 marsi i vitit 1999 përcaktoi fatin e Kosovës

Më: 24 mars 2019 Në ora: 11:22
Isa Mustafa

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa ka shkruar në Facebook se para 20 viteve ishte dita e përcaktimit të fatit të Kosovës.

Sipas tij kjo është ditë e reflektimit të vlerave demokratike e humanitare të shteteve të Perëndimit të udhëhequra nga SHBA-të.

Postimi i Mustafës në Facebook:

Intervenimi i Aleancës Veriatlantike ndaj caqeve ushtarake serbe, para 20 viteve, ishte dita e përcaktimit të fatit tonë. Kjo është ditë e reflektimit të vlerave demokratike e humanitare të shteteve të Perëndimit, të udhëhequra fuqishëm nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.  Ndërhyrja e NATO-s, krahas rezistencës paqësore të ideuar dhe të drejtuar nga Presidenti Historik, Ibrahim Rugova dhe luftës heroike të UÇK-së, hapi horizontin e lirisë në Kosovë. Në vatrat e tyre të djegura e të shkatërruara u kthyen mbi një milion njerëz që ishin deportuar nga ushtria dhe forcat paramilitare serbe.  NATO dhe vlerat perëndimore janë dhe mbeten besim dhe synim i yni i palëkundur.  Gjithëherë do u jemi mirënjohës! IM

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat