Abazi tregon pse ky 24 mars është më i rëndësishmi për shqiptarët

Aktuale

Abazi tregon pse ky 24 mars është më i rëndësishmi për shqiptarët

Nga: A.ZH Më: 24 mars 2019 Në ora: 11:42
Medeline Albright dhe Haki Abazi

Analisti politik Haki Abazi, ka thënë se nuk ka ditë më të rëndësishme në historinë e shqiptarëve se 24 marsi i vitit 1999, dita kur NATO-ja nisi sulmet kundër caqeve serbe në Kosovë.

Ai ka thënë se me këtë datë është marrë vendimi për të mos i mbyllur sytë para gjenocidit që makineria serbe e udhëhqur nga Sllobodan Millosheviqi po kryente mbi popullatën shqiptare të Kosovës, përcjell Bota sot.

Sipas tij, sot në Kosovë, do të duhej të inagurohej pirgu i paqes me emrat e të gjithë atyre që morën dhe ndihmuan arritjen e vendimit për intervenimin e NATO-s kundër Serbisë.

Abazi ka theksuar se ky 24 Mars është edhe më i rëndësishëm për faktin që Radovan Karaxhiq është dënuar para një jave me burgim të përjetshëm për gjenocidin në Bosnjë dhe Hercegovinë.

“Kjo dëshmon se po të mos intervenonte NATO, gjenocidi në Kosovë do të ndodhte në dimensionet e shfarosjes së plotë të një populli nga territori i vet”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

Ne fituam luften tani vetem ju mund ta fitoni paqen ( Bill Clinton- ne fjalimin e tij me 23 Nentor 1999 ne Ferizaj)

~
Sot, 20 vite pas vendimit per te bombarduar caqet Serbe, per te mbrojtur popullaten civile, do te duhej te ishte dita e luleve, pellumbave te bardhe, fushave te gjelberuara, rrugeve te rregulluara, drunjeve krenar, vendit ku zeri i gezuar femijeve ndegjohet, ndejave dhe shprehjes se mirenjohjes per presidentin Bill Clinton, Madeleine Allbright, Havier Solana, Tony Blair, Joschka Fisher dhe shume gra e burra shtetesh te cilet kishin ndegjuar thirrjen e qytetareve te Kosoves per t'i mbrojtur nga gjenocidi dhe shfarosja. Sot do te duhej te inagurohej pirgu i paqes me emrat e te gjithe atyre qe moren dhe ndihmuan arritjen e vendimit per intervenimin e NATOs kunder Serbise.

Nuk ka dite me te madhe ne historine e Shqiptareve por edhe te njerezimit. Me 24 Mars 1999 eshte marre vendimi per te mos i mbyllur syte para gjenocidit qe makineria Serbe e udhehqur nga Sllobodan Milloshevici po kryente mbi popullaten shqiptare te Kosoves. Ne ate kohe, pikerisht 20 vite me pare 1.1 Milion Shqiptare ishin debuar me dhune nga vendet e tyre ne drejtim te Maqedonise dhe Shqiperise me qeelimin qe ata te mos ktheheshin kurre ne trojet e veta. Ky ishte skenari i pastrimit etnik qe ishte kryer nga fshatrat e Nishit dhe Sanxhakut. Ata qe do te mbeteshin aty ketu do te flisnin Serbokratisht dhe emrat e tyre do te merrnin prpashtesn VIC. Me 24 Mars bota demokratike vendosi qe te permiresoje gabimet historike te bera duke i besuar Serbise dhe Rusise e qe ne konferneca te ndryshme nderkombetare i ndane Shqiptaret ne copeza te vogla.

Me 24 Mars bota demokratike permiresoi edhe gabimin e bere ne Bosnje e Herecegovine qe kishte qendruar shume gjate si spektatore i gjenocidit qe behej atje pikerisht me te njejtin qellim dhe poashtu gabimin qe bene duke mos intervenuar ne ruande ne vitin 1994 ku u vrane rreth 1 milion njerez. Kosova ishte me fat te madh edhepse ndoshta Millshevici dhe makinerai e tij do te ishte dashur te ndalej shume me heret por eshte e qarte qe ne bote eshte veshtire te arrihet koncensusi per intervenime sidoms kur ka kurtherim te interesave gjeopoliktike ku njeiru dhe jeta behen te rendesise se dyte.

Intervenimi i NATOs ne Kosove percaktoi stadardin e ri te angazhimit te botes demokratike ne mbrojtjen e jetes dhe qytetareve te pambrojtur. Kjo edhe perfundoi me shume sukses duke e detyruar Milloshevicin te terhqiet plotesisht nga Kosova. Shumica e qytetareve u kthyen me vetiniciative nga te gjitha vendet botes ku ishin shkuar me shpresen e madhe qe liria dhe pavaresia do te jete realzimimi i endrrave per nje jete te dinjitetshme dhe normale...

Ky 24 Mars eshte edhe me i rendesishem per faktin qe Radovan Karagjic eshte denuar para nje jave me burgim te perjetshem per gjenocidin ne Bosnje dhe Herceggovine. Kjo deshmon se po te mos intervenonte NATO gjenocidi ne Kosove do te ndodhte ne dimensionet e shfarosjes se plote te nje populli nga territori i vet.

Falemnderit NATO, falemnderit miqt e demokracise dhe drejtes per te jetuar jete me dinjitet.

Ne do ta fitojme paqen, kerkojme falje per kete vonese dhe tranzicionin e gjate nga fitorja juaj tek fitorja jone.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat