Veseli: Aleancën me NATO-n të filluar nga UÇK-ja po e vazhdon ushtria e Kosovës

Aktuale

Veseli: Aleancën me NATO-n të filluar nga UÇK-ja po e vazhdon ushtria e Kosovës

Më: 24 mars 2019 Në ora: 11:48
NATO

Sot janë bërë 20 vjet kur kanë filluar bombardimet e NATO-s ndaj caqeve serbe.

Kjo ditë vlerësohet si më e rëndësishmja në historinë e Kosovës.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli ka thënë se sulmet e NATO-s i dhanë fundit terrorit gjenocidal në Kosovë.

“Ne jemi krenarë që aleancën me NATO-n, të filluar nga UÇK-ja, sot po e vazhdon Ushtria e Kosovës”, ka shkruar Veseli.

Postimi i Veselit:

20 vjet më parë NATO filloi sulmet mbi Serbinë, për t’i dhënë fund terrorit të saj gjenocidal në Kosovë. Populli i Kosovës do të jetë përjetësisht mirënjohës ndaj udhëheqësve të botës demokratike në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ata ishin me ne, në orën më të ligë të historisë sonë. Ne jemi krenarë që aleancën me NATO-n, të filluar nga UÇK-ja, sot po e vazhdon Ushtria e Kosovës. Gjithmonë në shërbim të lirisë dhe paqes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat