Haradinaj: Heronjtë dhe dëshmorët janë e vërteta, nderi dhe historia

Aktuale

Haradinaj: Heronjtë dhe dëshmorët janë e vërteta, nderi dhe historia

Më: 24 mars 2019 Në ora: 12:30
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka bërë homazhe dhe ka vendosur kurora me lule te varrezat e dëshmorëve në Gllogjan të Deçanit.

Haradinaj ka thënë se heronjtë dhe dëshmorët janë e vërteta, nderi dhe historia e lavdishme.

Kryeministri Haradinaj ka qenë edhe vet luftëtar i UÇK-së dhe komandant i të gjithë atyre dëshmorëve që prehen në kompleksin memorial në Gllogjan.

Në mesin e të rënëve janë edhe tre vëllezërit e tij Shkëlzeni, Luani dhe Enveri. Bashkë me Haradinajn homazhe kanë bërë edhe përfaqësuesi i familjes së komandantit Adem Jashari, Rifat Jashari dhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.

Postimi i Haradinajt në profilin e tij në Facebook:

Heronjtë dhe dëshmorët janë e vërteta, nderi dhe historia jonë e lavdishme. Në kujtim dhe nderim të sakrifices sublime për lirinë e atdheut, homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan, ku prehen përjetësisht djemtë tanë më të zot. Dëshmorët e 24 Marsit, Gazmend Mehmetaj, Himë Haradinaj dhe Agron Mehmetaj do të jenë burim frymëzimi për ta mbrojtur të drejtën tonë, sot, nesër e përgjithmonë. Lavdi të gjithë atyre që luftuan dhe ranë për lirinë e Kosovës.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat