Haradinaj nuk deklarohet as sot për taksën dhe tema tjera

Aktuale

Haradinaj nuk deklarohet as sot për taksën dhe tema tjera

Më: 24 mars 2019 Në ora: 13:54
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës ka refuzuar të deklarohet sa i përket asaj, se a janë ndalur presionet e ndërkombëtarëve ndaj taksës të vendosur muaj më parë ndaj mallrave serbe.

I pari i ekzekutivit, ani pse gjatë ditës së djeshme kishte premtuar se do të flas, sa i përket kësaj teme, ai para gazetarëve në Gllogjan  ka thënë se " ende nuk ka përfunduar dita".

Haradinaj: Ende nuk ka përfunduar dita

" Ende nuk ka përfunduar dita. Në një kohë tjetër, se nuk guxojmë t’i përziejmë  temat. Mos na ngucni ju lutem", ka thënë Haradinaj.

 Kështu është deklaruar shefi i Qeverisë, gjatë tubimit përkujtimor në Gllogjan, në 21 vjetorin e Epopesë së UÇS-së së Dukagjinit, ku i pranishëm ishte edhe presidenti i vendit Hashim Thaçi, personalitete të shumta e me qindra qytetarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat