VV: Lufta e UÇK-së shtysë vendimtare për çlirim

Aktuale

VV: Lufta e UÇK-së shtysë vendimtare për çlirim

Më: 24 mars 2019 Në ora: 14:31
Lëvizja Vetëvendosje

Një delegacion nga Lëvizja Vetëvendosje ka bërë homazhe te varrezat e dëshmorëve në Gllogjan në 21 vjetorin e Epopesë së UÇK-së në Dukagjin.

Delegacioni  i Lëvizjes VV-së  të prirë nga deputetët Rexhep Selimi e Shemsi Syla dhe aktivistë e zyrtarë nga shumë qendra të Lëvizjes bënë homazhe te varrezat e dëshmorëve në kompleksin memorial "Dëshmorët e Kombit" në Gllogjan me rastin e 21 vjetorit të "Epopesë së Dukagjinit".

“Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që shprehte intensitetin më të lartë të vullnetit të popullit të Kosovës ishte shtysa vendimtare për çlirimin e vendit. Pa këtë vullnet dhe angazhim nuk do të kishte as ndihmë nga jashtë as çlirim të Kosovës. Egërsia e pushtetit kriminal të Serbisë u mposhtë nga vullneti i madh i popullit të Kosovës për t'u dekolonizuar. Strukturat kriminale krejtësisht të robotizuar u mposhtën nga ndjenja e thellë njerëzore për t'u çliruar dhe për të qenë i barabartë sikur gjithë popujt e tjerë”, thuhet në një njoftim të Vetëvendosjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat