Kjo është pilotja me prejardhje shqiptare që mori pjesë në intervenimin e NATO-s në Kosovë

Aktuale

Kjo është pilotja me prejardhje shqiptare që mori pjesë në intervenimin e NATO-s në Kosovë

Më: 24 mars 2019 Në ora: 21:59
Faruza Kallaba

Me aeroplanin e saj bombardoi dhe fuqizoi aeroplanët e NATO-s derisa po kryenin intervenimin mbi caqet serbe në Kosovë.

Kjo është Faruza Kallaba, shqiptaro-amerikanja e parë që për 78 ditë intervenim pati një rol tejet të rëndësishëm në këtë mision.

Ajo krenohet për këtë mision të vështirë që kishte, sepse konsideron që atë mënyrë kishte  ndihmuar atdheun e babait të saj.

“Emocionet e mia ishin sa profesionale aq edhe personale. Ishte një përzierje e ndjenjave që më dha më shumë përkushtim për të nxjerrë një rezultat të mirë”,  shkruante Shaqir Foniqi, i cili kishte realizuar intervistë me të në vitin 2013.

Faruza Kallaba u lind në Damask të Sirisë, nga babai shqiptar, Haki Kallaba me prejardhje nga Kamenica, dhe nëna ukrainase, Ana Senkiewicz.

Ajo dhe familja e saj ishin shpërngulur nga Arabia në Çikago të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku edhe jetojnë sot.

Faruza Kallaba është e diplomuar me Akademinë Ushtarake në Universitetin e Ilinoisit me 1989 dhe ishte gruaja e parë e ekuipazhit të Gardës Nacionale të Forcave Ajrore të Ilinoisit, që nga viti 1984.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat