Deputetja e PDK-së i kërkon Haradinajt ta shkarkojë zv. ministren serbe

Aktuale

Deputetja e PDK-së i kërkon Haradinajt ta shkarkojë zv. ministren serbe

Më: 24 mars 2019 Në ora: 23:07
Ramush Haradinaj

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga PDK-së, Ganimete Musliu ka reaguar ndaj një shkrimi të zv. ministres serbe në Qeverinë e Kosovës, Vesna Mikiq.

Arsyeja e këtij reagimi të deputetes Musliu ka ardhur për shkak se në 20 vjetorin e bombardimeve në Serbi, Mikiq ka thënë  se u bë qëllimisht gjenocid i planifikuar nga NATO.

“Në ditën e sotme, para 20 vitesh ndaj një shteti sovran që një dekadë më herët luftoi kundër terrorizmit shqiptar në kuadër të kufijve të saj, është bërë qëllimisht gjenocid i planifikuar nga NATO”, shkroi ndër të tjerash zv/ministrja serbe në Qeverinë e Kosovës, Vesna Mikiq.

E pikërisht për këtë deklaratë të saj, deputetja Musliu kërkoi nga kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj që ta shkarkojë atë menjëherë.

Postimi i plotë:

R E A G I M

Kjo zv.Ministre nuk guxon te paguhet nga taksat tona. Kryeminister Haradinaj, shkarkoje menjeher! Boll me kemi toleruar por jo deri ne pafundesi. Ndytesirat si kjo nuk i sherbejne as serbeve te Kosoves. Le te shkoj te jetoj ne “shtetin e saj sovran” .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat