Këshilltari i Kadri Veselit me fjalë të rënda për Akademinë e Shkencave të Kosovës

Aktuale

Këshilltari i Kadri Veselit me fjalë të rënda për Akademinë e Shkencave të Kosovës

Nga: N.Sh Më: 25 mars 2019 Në ora: 08:36
Blerim Latifi

Këshilltari i kreut të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselit, Blerim Latifi thotë se Serbia nuk është bombardua nga perëndimi vetëm ushtarakisht por edhe medialisht dhe intelektualisht.

Sipas tij, shkrimtarët, artistët e mendimtarët më në zë perëndimor, u angazhuar pro ndërhyrjes së NATO-s.

“Nobelisti latino-amerikan Mario Vargas LLosa dhe filozofi më i njohur në botë Jurgen Habermas, ishin në mesin e tyre. As Akademia e Shkencave e Kosovës, as Universiteti i Prishtinës, kurrë as nuk tentuan t'i sjellin në Kosovë, për t'u dhënë një titull nderi, në shenjë mirënjohje”, shkruan Latifi ën Facebook, transmeton gazeta “Bota sot”.

Më poshtë ua sjellmi postimin e plotë:

Mosmirënjohja

Në pranverën e vitit 1999, Serbia nuk u bombardua nga Perëndimi vetëm ushtarakisht. U bombardua edhe medialisht dhe intelektualisht. Shkrimtarët, artistët e mendimtarët më në zë perëndimor, u angazhuan publikisht pro ndërhyrjes së NATO-s. Nobelisti latino-amerikan Mario Vargas LLosa dhe filozofi më i njohur në botë Jurgen Habermas, ishin në mesin e tyre. As Akademia e Shkencave e Kosovës, as Universiteti i Prishtinës, kurrë as nuk tentuan t'i sjellin në Kosovë, për t'u dhënë një titull nderi, në shenjë mirënjohje. Kanti ka të drejtë kur thotë se mosmirënjohja është esenca e poshtërsisë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat