Haradinaj në takim lamtumirës me ambasadorin e Bullgarisë, e falënderon për kontributin e tij në Kosovë - Bota Sot
Haradinaj në takim lamtumirës me ambasadorin e Bullgarisë, e falënderon për kontributin e tij në Kosovë

Aktuale

Haradinaj në takim lamtumirës me ambasadorin e Bullgarisë, e falënderon për kontributin e tij në Kosovë

Më: 25 mars 2019 Në ora: 10:01
Pamje nga takimi

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në një takim lamtumirës me ambasadorin bullgar, Nedialtcho Dimitrov Danatchev, ka thënë se Bullgaria i ka dhënë përkrahje të plotë Kosovës në rrugëtimin e saj euro-atlantik.

Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se ambasadorit  Danatchev i ka shprehur konsideratat për punën e palodhshme dhe bashkëpunimin për thellimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy vendeve.

Ndër të tjera Haradinaj ka shkruar se me ambasadorin Danatchev kanë biseduar edhe për lojën mes Kosovës dhe Bullgarisë, ku tha se i ka uruar fat dy kombëtarëve.

“Bullgaria i ka dhënë përkrahje të plotë Kosovës në rrugëtimin e saj euro-atalantik dhe do të vazhdojë të jetë përkrahëse e fuqishme e vendit tonë në procesin e integrimit në BE. Në takim lamtumirës me ambasadorin bullgar, Nedialtcho Dimitrov Danatchev, i shpreha konsideratat e mia për punën e palodhshme dhe bashkëpunimin për thellimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy shteteve tona. Kënaqësi të bashkëbisedonim edhe për lojën e sontme në futboll në mes të Kosovës dhe Bullgarisë, me ç’rast i dëshiruam fat të dy kombëtareve”, ka shkruar ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...